Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Slavko Simiq del para gjykatës për sulmin ndaj gazetareve ne veri

18/09/2025 - 09:40
në Lajme
A A
Slavko Simiq del para gjykatës për sulmin ndaj gazetareve ne veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Sot ndaj Simiqit , do të nisë gjykimi për sulmin ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023.

Ndryshe, më 13 qershor 2025, Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale S.S., deputet i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, i pandehuri S.S., me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat, me ç’rast vazhdon sulmi në drejtim të gazetarëve dhe mediumeve të Republikës së Kosovës, fillimisht me shok bomba, pastaj i godasin me grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni tulla, ngjyra dhe gjësende tjera, si pasojë e të cilave kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë.

“Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V., si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ”Sulmi” nga neni 184 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të KPRK, dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që dy (2) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit”, thuhej në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
31/07/2026 - 19:17

Institucionet e Kosovës kanë vazhduar me prishjen e objekteve në zonën e Ujmanit në Veri të vendit, pavarësisht thirrjes së BE-së që të mos vazhdohet procesi i rrënimit,...

Më shumëDetails

Gushti nis me vapë, temperaturat e larta ‘pushtojnë’ vendin

Gushti nis me vapë, temperaturat e larta ‘pushtojnë’ vendin
31/07/2026 - 19:08

Fundjava e parë e muajit gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas parashikimit të Institutit Hdirometeorologjik të...

Më shumëDetails

Katër vjet më parë Kurti ishte kundër “Sunny Hill”, sot thotë se është një nga ngjarjet kryesore kulturore

Katër vjet më parë Kurti ishte kundër “Sunny Hill”, sot thotë se është një nga ngjarjet kryesore kulturore
31/07/2026 - 19:02

Katër vjet pasi partia e tij kishte dalë kundër ndarjes së tokës për organzimin e festivalit “Sunny Hill”, Albin Kurti ka thënë sot se ky festival është një...

Më shumëDetails

Temperaturat e larta – Nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë, në rrugët e tjera s’ka kufizime

Temperaturat e larta – Nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë, në rrugët e tjera s’ka kufizime
31/07/2026 - 18:54

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se, për shkak të temperaturave të larta, ditën e nesërme do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e...

Më shumëDetails

‘‘Situata është e qartë’’, Cakolli: Kryeministri e ministrat s’mund ta marrin mandatin e deputetit pa dhënë dorëheqje nga pozitat tjera

‘‘Situata është e qartë’’, Cakolli: Kryeministri e ministrat s’mund ta marrin mandatin e deputetit pa dhënë dorëheqje nga pozitat tjera
31/07/2026 - 18:42

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë qartësi jo vetëm për mbajtjen e seancës konstituive më...

Më shumëDetails

Maloku: LDK-ja ka shans të hyjë në aleancë me Vetëvendosjen, dilema mbetet presidenti

Maloku: LDK-ja ka shans të hyjë në aleancë me Vetëvendosjen, dilema mbetet presidenti
31/07/2026 - 18:24

Profesori, Fadil Maloku, vlerëson se përfundimi i Kuvendit të LDK-së ishte pozitiv për partinë, ndërsa ka vlerësuar se sfida kryesore tani mbetet aftësia e liderit Lumir Abdixhiku për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë