Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sonte, një dolli për çlirimtarët

02/01/2024 - 13:37
në Opinione
A A
Sonte, një dolli për çlirimtarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Bekim Çollaku

Baballarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës ende mbahen të paraburgosur në Hagë. Përkundër faktit që Dhomat e Specializuara e mohojnë një gjë të tillë, ata akuzohen vetëm sepse janë shqiptarë dhe se kanë udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në). Pritjet e kosovarëve se kjo gjykatë do të gjykojë qoftë edhe një serb të vetëm si përgjegjës për qindra masakra të kryera kundër shqiptarëve të pafajshëm, janë të kota. Prandaj, propaganda e kësaj gjykatë dhe thirrjet e saja për drejtësi, janë jo të besueshme. Drejtësia nuk duhet të jetë selektive dhe të përndjekë vetëm shqiptarët e Kosovës. Një gjë e tillë, më së paku pritet nga një gjykatë e Kosovës, e aq më tepër nga një tribunal ndërkombëtar.

Ky proces kontrovers politik, është shndërruar tashmë një dramë dhe ankth gjithë kombëtar. Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës janë rezultat i presionit të paduruar ndërkombëtar dhe u themeluan për shkak të besimit të palëkundur tek partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është e vërteta për këtë gjykatë. Motivi makabër, pretendimet për përfshirje me trafikim me organe njerëzore, ishin thelbi i mashtrimit publik. Përkundër faktit se hetimet disa vjeçare lidhur me ato pretendime rezultuan të pavërteta, kjo nuk mjaftoi për të parandaluar gjahun e pamëshirshëm kundër luftëtarëve të lirisë, dhe të gjithë atyre që guxojnë t’i përkrahin ata në çfarë do mënyre. Brenda një dekade të funksionimit të saj, kjo gjykatë ka përfunduar dy raste gjykimi dhe ka dënuar tre luftëtarë të lirisë. Asnjë nga të akuzuarit dhe ata që janë gjykuar deri më sot, nuk janë shpallur të pafajshëm.

Gjykimi maratonik, dhe i gjithë ky proces kontravers politik, rëndon mbi supet e Kosovës së vogël e cila është e lodhur nga eksperimentet e tilla dhe drejtësia ndërkombëtare selektive. Ndodhemi në prag të vitit i katërt që luftëtarët e lirisë do të jenë të detyruar ta presin natën festive të vitit të ri prapa grilave të hekurta të burgut të Hagës. Sonte dhe çdo natë tjetër që ata e kalojnë të burgosur dhe të izoluar, duhet ta dinë se kurrë nuk janë të harrur nga populli i vuajtur i Kosovës. E di që për shkak të rrethanave dhe kufizimeve të reja të imponuara brenda qendrës së paraburgimit, ata do ta kenë të pamundur ta lexojnë këtë shkrim. Por jehonën e popullit të Kosovës për drejtësi për çlirimtarët, nuk do të mund ta ndalin muret e trasha të burgut të Hagës. Në vijim, po mundohem që më pak fjalë të shkruaj për atë çfarë ju ndjeni në zemrat dhe mendjet tuaja për luftëtarët e lirisë sonte.
Në këtë natë festive, teksa yjet ndriçojnë mbi qiellin e Kosovës sonë të dashur, mendjet tona janë me ju, të paraburgosurit në Hagë. Ju jeni emblema e rezistencës dhe guximit, simbole të një lufte për liri dhe pavarësi që ka frymëzuar breza të tërë. Ndërsa jeni larg atdheut, ne sonte përkujtojmë sakrificat tuaja, guximin dhe vendosmërinë që treguat në udhën drejt lirisë. Ju luftuat për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, për një të ardhme ku çdo qytetar mund të shijojë frytet e lirisë dhe të drejtësisë. Kjo luftë, e cila u bë pjesë e historisë sonë, do të mbahet gjithmonë në kujtesën tonë kolektive si dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj një kauzës të shenjtë, lirisë. Prandaj, janë të destinuara për të dështuar përpjekjet për ta njollosur vulën e lirisë, UÇK-në.
Ndërsa ju gjykoheni, jo për veprat tuaja, por për identitetin dhe sakrificën tuaj, ne jemi dëshmitarë të një padrejtësie të madhe. Është trishtuese dhe revoltuese të shohim se si drejtësia ndërkombëtare shpesh harxhon energjitë e saj në mënyra të njëanshme dhe selektive. Por, pavarësisht kësaj, ne qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë në ju dhe në atë që përfaqësoni.

Në këtë natë të ndërrimit të viteve, dërgojmë dashurinë dhe përkrahjen tonë më të thellë. Ne nuk harrojmë sakrificën tuaj dhe nuk do të lejojmë që bota ta harrojë. Zërat tuaj dhe historia juaj nuk do të heshtin. Ata do të jehojnë nëpër kohë, si një kujtesë e gjallë e luftës për liri dhe drejtësi. Ne jemi krenarë për ju dhe për atë që keni bërë për Kosovën. Por, duket qartë se Kosova po vuan për mungesën tuaj. Koha mund të kalojë, por ju do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona si heronjtë e vërtetë të kësaj toke. Do të vijë një ditë kur drejtësia do të triumfojë, dhe ju do të ktheheni si simbol i qëndresës dhe lirisë, të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë.

Ju jeni yjet e padukshëm që ndriçojnë rrugën e së ardhmes për Kosovën, një rrugë të mbushur me shpresë dhe krenari. Ne jemi me ju në çdo hap, në çdo frymëmarrje, në çdo ëndërr për një Kosovë të lirë dhe të drejtë. Duke ju dërguar përqafime të ngrohta dhe urime për Vitin e Ri, ne qëndrojmë të bashkuar në një zemër dhe një shpirt, në pritje të ditës kur drejtësia do të mbizotërojë dhe ju do të ktheheni fitimtarë.

Një dolli sonte, për Ju, baballarët e lirisë dhe të pavarësisë.

Pikëpamjet e shprehura në përmbajtjen e këtij shkrimi, janë vetëm të autorit dhe nuk shprehin domosdoshmërisht pikëpamjet e punëdhënësit, kompanisë, institucionit ose palëve tjera.

JU REKOMANDOJMË

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Shkruan Berat Buzhala: A ka fillu Lufta e Tretë Botërore?

16/06/2025 - 15:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pamjet flasin ndryshe, IPK demaskon dhunën e tre policëve të Klinës ndaj një qytetari

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë