Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot për të 42-tën herë me radhë tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës

05/07/2025 - 08:05
në Kryesore, Lajme
A A
Sot për të 42-tën herë me radhë tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot për të 42-tën herë me radhë tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 për të 42-tën herë me radhë në përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe pas aktgjykimit që nxori Gjykata Kushtetuese, në Kuvend sërish vazhdoi skenari i njëjtë meqë partitë politike po e lexojnë ndryshe aktgjykimin.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston se votimi i fshehtë – përmes të cilit synon që kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila dështoi të merrte votat e nevojshme në votim të hapur – nuk është antikushtetues.

Për partitë tjera kjo s’është e pranueshme meqë thonë se aktgjykimi i fundit i Kushtetueses e bën të qartë se kryeparlamentari duhet të zgjidhet sipas praktikave të deritanishme parlamentare – me votim të hapur.

Për këtë çështje dje është deklaruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se pajtohet me ekipin e saj ligjor se votimi i fshehtë lejohet, por se për këtë duhet të ketë konsensus nga deputetët.

“Konstatimi i ekipit tim ligjor me të cilin unë pajtohem është që nëse lexohet në tërësi aktgjykimi votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, duhet të ketë vendim të seancës, para se të shkohet te një mënyrë e tillë”, tha ajo, e cila shtoi se “duhet të pyeten” deputetët.

Ditët e fundit, Osmani thirri edhe takime të ndara me liderë të partive politike në përpjekje për të dalë nga kriza institucionale, megjithatë ato s’dhanë rezultat.

Ndërkohë, PDK dhe LDK për bllokadën e re në Kuvend kanë dërguar edhe dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese. Të dyja po kërkojnë që të shpallen antikushtetuese veprimet e Avni Deharit dhe të konstituohet Kuvendi sipas rendit të ditës.

LDK-ja iu drejtua dje Kushtetueses për sqarim dhe tha se beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

Një ditë më parë, pas dështimit të 41-të, PDK i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i vlerësojë “shkeljet” në seancën konstituive.

Të dyja këto parti e akuzojnë Deharin për ndryshim arbitrar të rendit të ditës me instruksione të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje

JU REKOMANDOJMË

Përplasje mes kamionit dhe veturës në autostradë, një person humb jetën dhe dy të tjerë lëndohen

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
26/08/2026 - 21:26

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë, rreth 29 kilometra nga Vërmica. Lajmin për media...

Më shumëDetails

Abdixhiku paralajmëron takim të ri: Do ta zgjedhim presidentin

Maliqi: Oferta tallava të Kurtit ndaj Abdixhikut janë me riposhtëru, s’pres Qeveri
26/08/2026 - 21:06

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar takim të ri me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për çështjen e presidentit të Kosovës. Pas takimit që patën të mërkurën,...

Më shumëDetails

Andixhiku flet për “një hap përpara”: Të gjitha emrat e prezantuar për President janë brenda parimeve të dakorduara

Andixhiku flet për “një hap përpara”: Të gjitha emrat e prezantuar për President  janë brenda parimeve të dakorduara
26/08/2026 - 21:02

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhuiku, ka dalë në konferencë për media pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin. AI ka thënë se kanë folur për emra...

Më shumëDetails

Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij
26/08/2026 - 20:52

Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti është pyetur në konferencë për media, nëse është pro idesë që nëse lirohet Hashim Thaçi nga Haga të zgjedhet President. Kurti tha se...

Më shumëDetails

Kurti pas takimit me LDK-në: Për herë të parë diskutuam për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me LDK-në: Për herë të parë diskutuam për emra të përveçëm
26/08/2026 - 20:41

Pas takimit me LDK-në, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve për presidentin e...

Më shumëDetails

“Amatera”, Bajrami: Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave për fëmijët

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
26/08/2026 - 20:38

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se vetëm pesë ditë para 1 shtatorit, pridnërit nuk i kanë amrrë mjetet financiare nga Ministria e Arsimit për blerjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    291 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë