Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spitali Amerikan i quan absurde akuzat e Prokurorisë Speciale, kërkojnë hetime pse doli aktakuza në publik

15/12/2024 - 16:58
në Kryesore, Lajme
A A
Spitali Amerikan i quan absurde akuzat e Prokurorisë Speciale, kërkojnë hetime pse doli aktakuza në publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Spitali Amerikan ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ngarkon Klodian Allajbeun, në cilësinë e aksionarit dhe përfaqësuesit ligjor të këtij spitali për falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash, duke i quajtur absurde akuzat e Prokurorisë, ndërsa thënë se janë të shqetësuar për rrjedhje të paautorizuar të aktakuzës, pasi sipas tyre shkelja e konfidencialitetit minon procesin e rregullt ligjor dhe prezumimin e pafajësisë.

Në reagimin e Spitalit Amerikan, thuhet se ata ende nuk e kanë pranuar aktakuzën zyrtartisht dhe theksojnë se janë të shqetësuar edhe me “nevojën e Prokurorisë Speciale për publicitet në këtë rast”. Lidhur me aktakuzën, thonë se do të deklarohet avokati i tyre pas pranimit të saj.

Por, nga ky Spital presin që autoritetet të fillojnë hetime për siç thonë ata shkelje ligjore për shkak të rrjedhjes së aktakuzës në publik.

“Zbulimi i parakohshëm i një informacioni kaq të ndjeshëm ndaj publikut, jo vetëm që komprometon të drejtën për një proces të drejtë, por gjithashtu ngre çështje serioze në lidhje me integritetin e procesit gjyqësor. Autoritetet duhet të fillojnë hetime për shkelje ligjore për shkak të rrjedhjes së aktakuzës në publik dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbahen përgjegjës për shkeljen e konfidencialitetit dhe detyrave zyrtare. Prandaj, presim që organet përgjegjëse të iniciojnë hetimet lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Deklaratë Publike

Spitali Amerikan në Kosovë është thellësisht i shqetësuar për rrjedhjen e fundit të paautorizuar të aktakuzës, në të cilën institucioni ynë përmendet në cilësinë e palës së dyshuar. Në këtë moment, as ne dhe as avokati ynë nuk e kemi pranuar zyrtarisht aktakuzën. Kjo shkelje e konfidencialitetit minon parimet themelore të procesit të rregullt ligjor dhe prezumimin e pafajësisë, të cilat janë gurëthemelet e shtetit të së drejtës.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për nevojën e Prokurorisë Speciale për publicitet në këtë rast, pasi Prokuroria ka nxjerrë një njoftim publik lidhur me aktakuzën, para përmbushjes së detyrimit të saj për t’ia dorëzuar aktakuzën Spitalit Amerikan apo avokatit të tij. Detyra e Prokurorisë është të ofrojë fakte dhe jo të krijojë perceptim publik për fajësinë e të pandehurve apo të promovojë punën e saj publikisht, në barrë të palëve që i heton.

Zbulimi i parakohshëm i një informacioni kaq të ndjeshëm ndaj publikut, jo vetëm që komprometon të drejtën për një proces të drejtë, por gjithashtu ngre çështje serioze në lidhje me integritetin e procesit gjyqësor. Autoritetet duhet të fillojnë hetime për shkelje ligjore për shkak të rrjedhjes së aktakuzës në publik dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbahen përgjegjës për shkeljen e konfidencialitetit dhe detyrave zyrtare. Prandaj, presim që organet përgjegjëse të iniciojnë hetimet lidhur me këtë rast.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve, përfshirë mediat dhe publikun, që t’i qasen kësaj çështjeje me kujdes dhe të përmbahen nga nxjerrja e përfundimeve bazuar në informacione jo të plota, selektive ose jozyrtare. Spekulimet publike dhe konkluzionet e pabazuara nuk i ndihmojnë informimit të drejtë lidhur me këtë aktakuzë. Prandaj, çdo spekulim apo konkluzion, pa vërtetimin e fakteve nga Gjykata, mund të ketë vetëm motiv keqdashës.

JU REKOMANDOJMË

Sami Lushtaku i çon selam Krasniqit të VV-së: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku i çon selam Krasniqit të VV-së: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!
15/10/2026 - 14:43

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i është përgjigjur burrit të kryeparlamentares, Alban Krasniqit, i cili tha se Lushtaku dhe Daut Haradinaj do ta puthin tokën e...

Më shumëDetails

Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
15/10/2026 - 14:33

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Protesta përfshin Kukësin

Protesta përfshin Kukësin
15/10/2026 - 14:33

Edhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë. Pas përfundimit të mësimit,...

Më shumëDetails

Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin
15/10/2026 - 14:22

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Wikoff, Vergori dhe Hoxha në pjesën veriore, vizitojnë KFOR’in dhe Policinë që po kryejnë patrullime atje

Wikoff, Vergori dhe Hoxha në pjesën veriore, vizitojnë KFOR’in dhe Policinë që po kryejnë patrullime atje
15/10/2026 - 14:11

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori dhe drejtori i Policisë...

Më shumëDetails

Dokumenti i Qeverisë për Specialen në Hagë, ja çfarë përfshin strategjia për Apelin

Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
15/10/2026 - 14:00

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim që të themelohet Grupi Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë