Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stano për aksionin e djeshëm në veri: Kundër dialogut, ky veprim çon në tensione të reja

06/08/2024 - 13:10
në Kryesore, Lajme
A A
Stano: Kosova dhe Serbia nuk do përparojnë drejt BE-së, nëse s’i zbatojnë marrëveshjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se aksioni i Qeverisë së Kosovës ku janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri është kundër dialogut Kosovë – Serbi dhe se ky veprim çon në tensione të reja.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se në këtë kohë në kuadër të dialogut po shohin më shumë veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme nga qeveria e Kosovës.

“Por të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo qon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka deklaruar Stano.

Sipas Stanos, ky veprim është kundër dialogut dhe një tjetër shembull i “veprimeve të njëanshme nga qeveria Kurti”.

“E konsiderojmë si hap të njëaanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i listuam në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Kosova e Serbia, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikim, ku thuhet se shërbimet postare do të diskutoheshin në faza të mëvonme. Që nënkupton se kishte dialog të përfshirë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Për fat të keq, ajo që bëri qeveria e Kosovës dhe autoritetet atje gjatë ditës së djeshme, ishte absolutisht e pa koordinuar dhe do të ketë pasoja negative për njerëzit në veri të Kosovës, dhe është një shkelje e marrëveshjes së dialogut, për çka edhe lëshuam edhe deklaratën dhe ishim shumë të qartë. Kjo është kundër dialogut, dhe një tjetër shembull i veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara të administratës së Kurtit”, ka vijuar Stano.

Policia e Kosovës më 5 gusht i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani kishte thënë se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Me këtë veprim janë shprehur të zhgënjyer ndërkombëtarët, me ç’rast, Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës” kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
19/08/2026 - 10:29

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka folur për komunikimin dhe takimet me partitë opozitare, duke thënë se LDK-ja ka marrëdhënie të shëndetshme me përfaqësuesit e tyre. Sadiku tha...

Më shumëDetails

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro
19/08/2026 - 10:25

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë të...

Më shumëDetails

KFOR-i lajmëron policinë për një traktor afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prisnin dru

KFOR-i lajmëron policinë për një traktor afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prisnin dru
19/08/2026 - 10:16

Policia ka njoftuar se të martën në mbrëmje është informuar nga KFOR-i se e ka ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor. Sipas njoftimit në raportin...

Më shumëDetails

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi
19/08/2026 - 10:13

Spekulimet publike për afërsinë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej ndihmëseve të tij më të afërta, Natalie Harp, raportohet se kanë shkaktuar pakënaqësi te zonja e...

Më shumëDetails

Paraqiti pasaportë belge, që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Aliu: Linja e trenit Prishtinë-Aeroport dhe Unaza e Prishtinës do të shkarkojnë trafikun në kryeqytet
19/08/2026 - 09:58

Një shtetas iranian është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë belge që dyshohet se nuk i përkiste atij. Rasti është raportuar...

Më shumëDetails

Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
19/08/2026 - 09:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka shtyrë me tre ditë futjen e tarifave të reja prej 50 përqind për mallrat kanadeze, duke pretenduar se Uashingtoni dhe Ottawa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë