Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Suedia ndalon 9.6 tonë biskota nga Kosova

15/09/2026 - 20:46
në Lajme
A A
Suedia ndalon 9.6 tonë biskota nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoritetet doganore suedeze kanë ndaluar importimin e një ngarkese prej më shumë se 9.6 tonësh produkte ushqimore të eksportuara nga Kosova, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se ato përmbanin vezë.

Ngarkesa kishte mbërritur me kamion në pikën e zhdoganimit në Malmö dhe ishte deklaruar si produkte të kategorisë së biskotave dhe ëmbëlsirave.

Megjithatë, gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, zyrtarët suedezë kanë vërejtur mospërputhje në të dhënat e deklaruara dhe kanë vendosur që ngarkesa të kontrollohej fizikisht.

Kontrolli ka zbuluar se produktet përmbanin vezë, çka ka bërë që importi të ndalohej.

Sipas autoriteteve suedeze, Kosova nuk bën pjesë në listën e vendeve të miratuara për eksportin e produkteve të kësaj kategorie që përmbajnë përbërës me origjinë shtazore, si vezët apo qumështi.

Autoritetet dyshojnë se deklarimi i pasaktë i përmbajtjes së produkteve mund të jetë bërë me qëllim të shmangies së kufizimeve për import.

Në total, ngarkesa përmbante pak më shumë se 9.6 tonë produkte ushqimore.

Pas ndalimit të importit, importuesi – një kompani suedeze me shumicë – është përballur me dy mundësi: kthimin e ngarkesës në vendin e eksportit ose asgjësimin e produkteve në Suedi.

Kompania ka zgjedhur që ngarkesa të kthehet në vendin e eksportit.

Autoritetet suedeze kanë theksuar se rregullat për importimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore nga vendet jashtë Bashkimit Evropian janë të rrepta.

Sipas tyre, kufizimet lidhen me nevojën për të parandaluar rreziqet që mund të paraqesin produkte të tilla për shëndetin e kafshëve dhe përhapjen e sëmundjeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte si mishi, qumështi dhe vezët.

JU REKOMANDOJMË

Nxënësit e Drenasit nesër në orën e parë mësojnë për UÇK’në dhe historinë e luftës

Nxënësit e Drenasit nesër në orën e parë mësojnë për UÇK’në dhe historinë e luftës
15/09/2026 - 21:39

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka njoftuar se ora e parë mësimore nesër, më 16 shtator, në institucionet arsimore të kësaj komune do t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Nata në qeli para vendimit, Limaj: Përgatitesh për ma të keqen

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
15/09/2026 - 21:24

Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate, ka treguar përvojën e tij në qeli një natë para shpalljes së verdiktit. I ftuar në Pressing në T7, Limaj tha...

Më shumëDetails

Selimi kritika diplomatëve dhe juristëve amerikanë dhe ndërkombëtarë që ishin involvuar në krijimin e Speciales

Selimi kritika diplomatëve dhe juristëve amerikanë dhe ndërkombëtarë që ishin involvuar në krijimin e Speciales
15/09/2026 - 21:04

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka kritikuar diplomatë dhe juristë amerikanë si dhe ndërkombëtarë te tjerë që ishin involvuar në krijimin e Gjykatës Speciale. Selimi shpërndau...

Më shumëDetails

Pak orë para aktgjykimit në Hagë, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para aktgjykimit në Hagë, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
15/09/2026 - 20:48

Pak orë para se të shpallet aktgjyjkimi në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë është ndezur për herë të fundit “Flaka e Lirisë”. Ky aktivitet është bërë...

Më shumëDetails

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” koncentrat për lopë qumështore, importuar nga Serbia nga Haxhijaha Sh.P.K

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” koncentrat për lopë qumështore, importuar nga Serbia nga Haxhijaha Sh.P.K
15/09/2026 - 20:31

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për tërheqjen e produktit “Select Milk Gr” për shkak të tejkalimit të nivelit maksimal të lejuar të Aflatoksinës B1 (AFB1) në...

Më shumëDetails

Pamjet sot nga Haga, qindra shqiptarë me flamuj para Speciales, disa orë para verdiktit

Pamjet sot nga Haga, qindra shqiptarë me flamuj para Speciales, disa orë para verdiktit
15/09/2026 - 20:10

Mijëra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, në prag të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë