Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja e shpall të paligjshëm udhëzimin e Ministrisë së Financave për pajisjet fiskale elektronike

15/07/2025 - 14:09
në Kryesore, Lajme
A A
E vrau vëllanë dhe ia dogji kufomën, edhe Supremja e vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj G.K nga Rahoveci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të shfuqizojë si të paligjshëm Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), që ka të bëjë me përdorimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.

Në vendimin e saj, Gjykata ka aprovuar kërkesëpadinë e paditësve, të cilët kishin kontestuar Udhëzimin Administrativ nr.01/2025 “Për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë”, të publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill 2025.

Sipas aktgjykimit, Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar në tërësi këtë udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke konstatuar se nuk qëndron në bazë juridike dhe se ka qenë në kundërshtim me normat ligjore.

Ndërkaq, është refuzuar kërkesa e paditësve për caktimin e një mase të përkohshme të sigurisë për ndalim të zbatimit të udhëzimit deri në një vendim përfundimtar, me arsyetimin se vendimi meriton shqyrtim të plotë përmes kërkesëpadisë dhe jo përmes masës së përkohshme.

Në vendimin e saj, Gjykata ka konstatuar se ky udhëzim administrativ ishte nxjerrë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Konkretisht, Gjykata ka theksuar se Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk kishte të drejtë ligjore të nxirrte udhëzime administrative pas përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar, pra në cilësinë e një ministri në dorëheqje.

Sipas Gjykatës, një Qeveri në dorëheqje mund të ndërmarrë vetëm veprime të domosdoshme të planifikuara më parë në përputhje me planin vjetor dhe buxhetin e shtetit, por nuk ka kompetenca për të nxjerrë udhëzime administrative të reja.

Udhëzimi në fjalë ishte nënshkruar nga Murati më 15 prill 2025, pas përfundimit të mandatit të qeverisë dhe pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare.

Ky udhëzim kishte për qëllim zëvendësimin e sistemit të arkave fiskale me një sistem të ri dixhital të raportimit, me afat zbatimi deri më 15 qershor 2025.

Megjithatë, Ministria e Financave nuk kishte ndërmarrë hapa për zbatimin e këtij projekti, duke shkaktuar paqartësi dhe kaos në treg.

Paditësit pretenduan se udhëzimi i kontestuar cenonte të drejtat e tyre të ligjshme dhe se kishte ndikim të drejtpërdrejtë në licencat që ata mbanin për ofrim të pajisjeve fiskale elektronike, të cilat ishin të vlefshme deri në vitin 2028. Ata theksuan se ndryshimet e bëra përmes këtij udhëzimi i vendosnin në rrezik për humbje kontratash, investimesh dhe sistemi tërësor të funksionimit me klientë.

Gjithashtu, sipas argumentimit në padi, udhëzimi binte ndesh me parimet e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si: barazia tatimore, transparenca, parimi i ligjshmërisë dhe parimi i mosdiskriminimit.

Supremja sqaroi se vetëm Qeveria dhe ministri kanë të drejtë ligjore për nxjerrjen e udhëzimeve administrative, sipas procedurës që parashikon përgatitjen e draftit, dërgimin në Qeveri, miratimin dhe pastaj publikimin në Gazetën Zyrtare.

JU REKOMANDOJMË

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Vlorës, 19 vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Vlorës, 19 vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak
05/07/2026 - 14:04

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në det. Sipas informacioneve...

Më shumëDetails

E mitura denoncon babanë në Prishtinë: Më goditi disa herë me kabllon e telefonit

E mitura denoncon babanë në Prishtinë: Më goditi disa herë me kabllon e telefonit
05/07/2026 - 13:40

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj, duke pretenduar se është dhunuar fizikisht...

Më shumëDetails

“Ja unë, ja ti këtu” – Mosmarrëveshja për pronën eskalon, arrestohet 71-vjeçari pasi kërcënoi edhe policët

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
05/07/2026 - 13:14

Një konflikt pronësor në Deçan ka përfunduar me arrestimin e një 71-vjeçari, i cili dyshohet se ka kanosur pronarin e një objekti në ndërtim, e më pas edhe...

Më shumëDetails

Faton Peci shpreh ngushëllime për Ali Pecin: Tri herë i burgosur politik, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare

Faton Peci shpreh ngushëllime për Ali Pecin: Tri herë i burgosur politik, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare
05/07/2026 - 12:57

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit, Ali Peci. Peci ka shkruar se gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar çështjes kombëtare. Postimi...

Më shumëDetails

Fermeri që hodhi qumështin në ujë denoncohet në Polici për ndotje nga ujësjellësi, shkakton edhe ndërprerje të furnizimit

Fermeri që hodhi qumështin në ujë denoncohet në Polici për ndotje nga ujësjellësi, shkakton edhe ndërprerje të furnizimit
05/07/2026 - 12:46

K.R.U. “Gjakova” ka njoftuar se ka denoncuar fermerin Tafë Çeku, pasi publikoi një video duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit përfundojnë në kanalin furnizues...

Më shumëDetails

“Treni ka ikur”, a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

Pyetet për hapat që merren pas certifikimit, Kurti s’jep përgjigje: Jam vonë, më duhet të shkoj me shpejtësi
05/07/2026 - 12:37

Tre vjet e gjysmë pasi dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të presë që kërkesa e saj të kalojë hapin e parë procedural. Ndërsa zgjerimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë