Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla akuzon Ramën: Po prodhon vetëm skandale, i ka realizuar vetëm shtatë premtime

25/09/2022 - 12:28
në Lajme
A A
Sveçla akuzon Ramën: Po prodhon vetëm skandale, i ka realizuar vetëm shtatë premtime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, në një intervistë për Ekonomia Online ka kritikuar udhëheqjen e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Sveçla qeverisjen e LDK-së e ka quajtur një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, duke shtuar se nga 207 premtimet e dhëna nga kryetari aktual i Prishtinës janë realizuar vetëm shtatë premtime.

“Është dëshpëruese ajo se çfarë është bërë gjatë këtyre muajve në komunën e Prishtinës, kemi të bëjmë më një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, këtë më së miri e dëshmojnë numrat dhe shifrat për realizimet të cilat janë bërë gjatë kësaj periudhe, do të thotë nga 207 premtime të zotëri Rama gjithsej janë realizuar shtet prej tyre, prej këtyre shtatëve, pesë kanë të bëjnë me premtime që kanë të bëjnë me çështje administrative, me konkurse me thirrje për kontratë e gjëra të tilla”.

“…ndërkohë që prej 43 premtimeve për infrastrukturë nuk është realizuar as një vetëm, tekë shërbimet publike ka pasur gjithsej 41 premtime dhe vetëm një është realizuar dhe ky që është realizuar ka të bëjë me shenjëzimin e parkimeve të cilën e ka bërë Prishtina Parking po që gjithashtu ka rezultuar një projekt problematikë për shkak se ka pasur vazhdimisht pakënaqësi dhe shqetësime nga banorët e lagjeve. Në përgjithësi është larg realizimit të atyre që i ka premtuar”, tha Gëzim Svecla për EO.

Sveçla akuzoj qeverisjen e Prishtinës për punësime të militantëve nëpër shkollat e Prishtinës dhe në ndërmarrje publike, ai po ashtu shtoj se kryetari Rama nuk është duke i përmbush premtimet me të cilat i fitoj zgjedhjet.

“Këto nëntë muaj qeverisje kanë prodhuar vetëm skandale, kemi një tender prej 12 milionë për konsulentë i cili është më i madhi ndonjëherë që është zbatuar në republikën e Kosovës . Kemi punësime të militantëve partiak nëpër shkolla të Prishtinës kryesishtë militantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Pastaj është një thirrje tjetër për konsulentë në vlere 240 mijë euro po ashtu janë punësuar ish-kandidatë për asamble nga Partia Demokratike e Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës, kemi një degradim të ndërmarrjeve publike komunale ku ndërmarrjet janë dalë në bazë të partive d.mt.h, ndërmarrjet e PDK-së dhe ndërmarrjet e LDK-së, pastaj ka ndarje të këtyre ndërmarrjeve brenda LDK-së në bazë të degëve të cilat i përfaqësojnë dega e parë, dega e katërt”.

“Kemi një mos mbajtje të fjalës publike nga zotri Rama është rasti i fundit kur për shembull Rama në shkurt të këtij viti ka deklaruar në një intervistë për një medium se ndërmarrjet publike do të qeverisen nga ekspertët dhe se ka ikur koha e njerëzve partiak ndërkohë, që para një jave një ish kolegë i yni, asamblist i LDK-së është emëruar si kryeshef ekzekutiv i Termokosit, pra në përgjithësi kemi degradim të atyre çfarë janë premtuar dhe kemi mos-përmbushje të premtimeve zgjedhore me të cilat i ka fituar zotri Rama zgjedhjet”, u shpreh ai.

Sa i përket deklarimit të kryetarit Përparim Rama se Qeveria e Kosovës është duke favorizuar komunat të cilat janë duke u udhëhequr nga VV-ja, Sveçla u shpreh se shumica e projekteve të Qeverisë së Kosovës janë zbatuar pikërisht në Prishtinë.

“Ne jemi dëshmitar që shumë projekte të qeverisë së Republikës së Kosovës janë zbatuar pikërisht në Prishtinë, për shembull projekti Solar for Kosovo që ka të bëjë me nxehje me energji solare nga të cili përfitues janë banorët e komunës së Prishtinës, faktikisht 12 mijë ekonomi familjare do të fitojnë në energji. Pastaj kemi projekte të tjera që kanë të bëjnë me vendosjen e matësve për Termokos për shpenzimin e ngrohjes po ashtu është projekt i nivelit qendror me donacione nga jashtë vendit, zbatueshmëria e të cilit është në Komunën e Prishtinës, pastaj kemi projekte të Ministrisë së Kulturës p.sh. Teatri, Operës dhe Baletit, i cili po ashtu ka të bëjë me Komunën e Prishtinës”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë