Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tavakoli: Thaçi asnjëherë s’u konsiderua si person që mund të arratiset, ai ka hequr dorë nga posti i presidentit për të iu përgjigjur drejtësisë

08/12/2024 - 12:29
në Lajme
A A
Tavakoli: Thaçi asnjëherë s’u konsiderua si person që mund të arratiset, ai ka hequr dorë nga posti i presidentit për të iu përgjigjur drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë gjatë paraqitjes së parë të Thaçit për akuzat për pengim të drejtësisë, ndaj tij u mor vendim që t’i caktohet masa e paraburgimit pasi sipas gjyqtares ka rrezik që ai të arratiset, pengoj proceduarat dhe të përsërisë veprat penale.

Lidhur me këtë, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokatja Nina Tavakoli tha se në çështjen 06 ku Thaçi akuzohet për krime lufte, asnjëherë nuk e ka konsideruar atë si person që mund të arratiset. Madje, ajo tha se Thaçi ka hequr dorë nga posti i presidentit të Kosovës për të iu përgjigjur drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për shkak se klienti im është në fakt në paraburgim, në kuadër të lëndës 06, kështu që kjo i takon që është e panevojshme. Sidoqoftë do të doja të theksoja disa gjëra për procesverbal. E kuptoj që keni kryer një vlerësim të pavarur dhe ka arsye që Thaçi është person që arratiset, por doja të thoja për procesverbal që trupi gjykues në çështjen 06 nuk e kanë konsideruar asnjëherë si person që mund të arratiset. Ai është dorëzuar vullnetarisht në juridiksionin e kësaj gjykate dhe ka hequr dorë si president për të ardh këtu dhe kjo është theksuar në çështjen 06”, tha Tavakoli.

Gjithashtu, ajo tha se është shqetësuese që ka mbivendosje të lëndëve nga ajo 06 në këtë të tanishmen nga ana e ZPS-së.

“Mbrojtja vëren shqetësimin që ka lidhur me konstatimet e gjykatëses paraprake në kuadër të vendimit që ka marrë. Për shembull për paragrafin… për lendet që në fakt mbivendosen në çështjen 06. Për shembull klienti im, rolin që ka pas në UÇK, që ka qenë një prej themeluesve të UÇK-së. Ne jemi të shqetësuar sepse duket sikur ZPS-ja po përpiqet të ndikoj këtë çështje në të njëjtën kohë po polidigon edhe në çështjen 06 të klientit tim. Kjo është vërtetë shqetësuese aktualisht dhe duhet të keni parasysh që nuk duhet të ketë mbivendosje të këtyre lendeve gjyqësore”, tha Tavakoli.

Ajo gjithashtu tha se Thaçi tashmë është në paraburgim dhe çdo kërkesë për lirim të përkohshëm është i tejkaluar në këtë fazë.

“Për shembull, konstatimi që keni marrë ju sa i takon një çështje të drejtpërdrejtë në këtë proces gjyqësor, konstatimi juaj për ne është problematik. Pra, mbrojtja e kupton që për faktin që z. Thaçi është në paraburgim aktualisht, cdo kërkesë për lirim të përkohshëm është i tejkaluar në këtë fazë. Sidoqoftë ky ishte kontestimi ynë lidhur me qëndrimin tuaj”, tha ajo.

Lidhur me këtë, prokurori Joshua Hafetz tha se konstatimet që ka bërë gjyqtarja janë legjitime pasi ka dyshim të mirëbazuar se Thaçi ka kryer disa vepra penale gjatë kohës sa ka qenë në paraburgim.

“Unë do të mbështetëm në parashtrimet që kemi bërë për paraburgimin…doja të theksoja që të gjitha konstatimet që keni bërë ju, janë legjitime sipas rregullës 41 (6) e para ka dyshim të mirëbazuar dhe i konfirmuar tashmë në aktakuzë dhe iu lexua z. Thaçi se ka kryer disa vepra penale gjatë kohës që ka qenë në paraburgim, cka do të thotë që është përmbushur pragu i parë i kësaj rregulle. Gjithashtu, sikurse thatë edhe ju, të tri faktorët të gjitha janë alternativa për arsye për vazhdimin e paraburgimit. Konkretisht të trija janë plotësuara të nenit 46 (b)”, tha prokurori Hafetz.

Ai gjithashtu tha se parashtrimi i avokates sa i takon arratisjes së klientit të saj janë të papërshtatshme.

“Sa i takon arratisjes së klientit, kjo është e papërshtatshme parashtrimi. Nuk mund të flasim nëse aktualisht z. Thaçi është në rrezik arratisje. Nuk është nevoja ta diskutojmë këtu, por sidoqoftë z. Thaçi është person që është rrezik arratisje. Ai ka kryer vazhdimisht sjellje penguese ndaj drejtësisë. Ai akuzohet dhe është konfirmuar tashmë në aktakuzë se ka qenë drejtuesi i një praktike penguese veçanërisht duke shenjestruar disa dëshmitar që janë pjesë e gjykimit të tij të vazhdueshëm. Kjo nuk është e papritur. Thaçi akuzohet për ndërhyrje në lenden e tij gjyqësore”, tha ai.

Gjithashtu, prokurori tha se Thaçi është një person për të cilin ka rrezik arratisje.

“Dy faktorë të tjerë janë përmbushur për arsye që ju znj. Gjykatëse i keni nxjerrë në vendimin tuaj. Ai është një rrezik i konsiderueshëm sepse ai mund të kryej vepra penale të tjera në kuadër të procesit gjyqësor dhe mund të kryej krime të tjera në të ardhmen. Këtë e ka demonstruar këtë për më shumë se një vit”, tha ai.

Stylish New Mobility Scooters Available for Seniors (Take a Look at Prices)
Mobility Scooters | Search Ads
Learn More
by Taboola
Tutje, nuk pati parashtrime të tjera avokatja Tavakoli pasi sipas saj këto parashtrime janë vetëm toeorike pasi klienti i saj tashmë ndodhët në paraburgim për një çështje tjetër.

“Duke marrë parasysh qëndrimet e palëve, unë vendos që Z. Thaçi duhet të qëndroj në paraburgim”, tha gjyqtarja duke treguar se kjo masë e paraburgimit është për dy muaj.

Meqë Thaçi nuk u vetëdeklarua në këtë seancë lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot u kërkoi palëve që të japin parashtrimet e tyre lidhur me seancën e radhës lidhur me vetëdeklarimin.

U bë e qartë që seanca duhej të mbahej brenda 30 ditëve duke filluar nga dita e sotme që është 8 dhjetori 2024. Si rrjedhojë i takon 7 janari 2024 për mbajtjen e kësaj seance, periudhë kjo ë bie brenda pushimeve të gjykatës.

Megjithatë, avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli tha se ata janë gati që të vijnë edhe më 7 janar në mënyrë që klienti i tij të vetëdeklarohet. Po ashtu, edhe prokurori tha se janë të disponueshëm në çdo kohë kur caktohet data.

Gjithashtu u parashtrua që gjuha e punës të jetë anglishtja për këtë çështje gjyqësore.

Ndërsa, konferenca për ecurinë e çështjes u diskutua që të jetë 17 dhjetori 2024 duke filluar nga ora 14:00.

Tavakoli tha se nuk është e lirë për këtë datë të propozuar dhe se më e përshtatshme për atë si mbrojtje do të ishte data 17 janar 2024.

“Data e parë që mund të jem unë e lirë, është data 17 janar. Ju do të keni parasysh që z. Thaçi do t’i duhet t’i caktohet një avokat tjetër i cili mundtë marrë pjesë përmes video-lidhjes dhe ky avokat do të jetë Luka Mishetiq”, tha Avokatja Tavakoli.

Prokurori tha se ata mund të jenë të pranishëm në datën e propozuar nga gjyqtarja.

Vlen të theksohet se pas pushimit, Thaçi tha se i ka kuptuar pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohet.

JU REKOMANDOJMË

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë
17/10/2026 - 01:14

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar se ushtarët amerikanë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me aleatët...

Më shumëDetails

Historia prekëse që fshihet pas babait dhe bebushes që vendosën paqen në protestë

Historia prekëse që fshihet pas babait dhe bebushes që vendosën paqen në protestë
17/10/2026 - 01:11

Elisi dhe bebushja e tij, të cilën e mbante në kangur, teksa ngjiti shkallët e kryeministrisë, u kthyen sot në simbolin e paqes së protestës, që prej orësh...

Më shumëDetails

Berisha: Albin Kurti është ekspert i helmimit të shoqërisë, e ka kapur shtetin!

Berisha: Albin Kurti është ekspert i helmimit të shoqërisë, e ka kapur shtetin!
16/10/2026 - 22:52

Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka përqendruar ndikimin në institucionet e vendit, përfshirë prokurorinë, gjykatat dhe ekonominë. Berisha në...

Më shumëDetails

Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë

Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë
16/10/2026 - 22:47

Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, raporton Klan Shqipëria. Sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të Albin...

Më shumëDetails

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!
16/10/2026 - 22:26

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të GUXO-s, Faton Peci, pas deklaratave të këtij të fundit për zyrtarët e Aleancës, të cilët tha se...

Më shumëDetails

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?
16/10/2026 - 22:18

Kampi i Njesive Speciale në Vrellë Këto pamje nuk supozohet të i shihte askush. Sepse janë hapësira të ndjeshme shtetërore të sigurisë. Por Matt Nadin, që thotë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë