Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Temat e mëdha e kthejnë Kurtin tek opozita, darka e 13 majit si lutje për votë në Kuvend?

11/05/2024 - 15:42
në Kryesore, Lajme
A A
Temat e mëdha e kthejnë Kurtin tek opozita, darka e 13 majit si lutje për votë në Kuvend?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tema e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe votimi i Kodit Civil janë dy çështjet e ndërlikuara që kryeministri Albin Kurti ka para vetes. Për këtë të dytën, shefit të Qeverisë po i duhen edhe votat e partive opozitare, meqë deputetë të tij s’kanë ndërmend të japin votën pro për shkak të çështjes së martesave mes gjinive të njëjta.

Përgjatë qëndrimit në Gjermani në fund të muajit prill, Kurti kishte premtuar se personalisht do të angazhohej për të krijuar shumicën në Kuvendin e Kosovës.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti më 26 prill nga një ngjarje e organizuar nga SPD-ja gjermane.

Për këtë premtim të dhënë në fundin e muajit prill, Kurti duket se tashmë ka filluar përpjekjet konkrete për ta jetësuar. Kreu i ekzekutivit ua ka çuar një ftesë zyrtare partive opozitare për një darkë që do të organizohet të hënën më 13 maj.

Në letrën që Kurti ua ka drejtuar shefave të grupeve parlamentare të partive, thuhet se në këtë takim do të diskutohet për përmbushjen e agjendës së mbetur legjislative dhe ka shtuar se pret përgjigje pozitive.

Partia Demokratike e Kosovës ndonëse kishte marrë vendim në struktura të partisë për të mos i votuar asgjë pushtetit, ka treguar se kanë marrë vendim që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti.

Zëdhënësi i PDK-së ka treguar se Krasniqi në këtë takim do të hapë edhe temën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe se pjesëmarrja e Kransiqit në këtë takim do të jetë në funksion të diskutimit për caktim të datës së zgjedhjeve të reja.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka deklaruar zëdhënësi i LDK-së, Faton Abdullahu.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani ka reaguar vetëm deputeti Avdullah Hoti. Ish-kryeministri ka thënë se Kurti po kërkon koordinim me partitë opozitare, derisa shton se sjellja e tij si kryeministër bashkë me grupin e deputetëve VV-GUXO e kanë cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë.

Hoti ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka funksionuar më mirë edhe në kohën kur ishte gjuajtur gaz lotsjellës.

“Edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë më transparent e më efikas dhe ka marrë vendime kushtetuese e ligjore”, ka shkruar Hoti në reagim.

Kjo darkë do të mbahet në Prishtinë katër ditë para mbledhjes së Komitetit të Minsitrave të Këshillit të Evropës dhe nuk dihet nëse Kurti do ta hapë si temë edhe me liderët e partive opozitare. Shtetet e QUINT-it por edhe të tjera brenda BE-së janë duke kërkuar që Kosova të bëjë progres me themelimin e Asociacionit, kusht të cilin Kurti ka thënë se s’e pranon.

JU REKOMANDOJMË

“Boll mo”, Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator: Qeveria Kurti u ka marrë komunave mbi 344 milionë euro

Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë
30/08/2026 - 13:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë Kosovës që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga kryetarët e komunave më 1...

Më shumëDetails

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive
30/08/2026 - 13:46

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se mbi 1...

Më shumëDetails

Ramadani për LVV-në: Ne po flasim për shtetin, ata po bëjnë gjithçka për pushtetin

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
30/08/2026 - 13:40

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Ramadani ka folur në sallën e Kuvendit,...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova
30/08/2026 - 13:24

Një 52-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën të enjten në një aksident në vendin e punës në Oranienburg të Gjermanisë. Sipas raportimeve, T.M. ra nga skela e katit...

Më shumëDetails

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video
30/08/2026 - 13:17

Një kosovarit i është vjedhur çanta me para dhe telefon gjatë qëndrimit në Ulqin. Momenti i vjedhjes është filmuar dhe pamjet tregojnë qartë se si personi i dyshuar...

Më shumëDetails

Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8
30/08/2026 - 12:55

Një shpërthim i fuqishëm ka trazuar pas mesnate një lagje në Prishtinë, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur granatë dore në oborrin e një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë