Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se tërheqja graduale e KFOR’it, nga ura e Ibrit pasqyron përmirësim të mjedisit të sigurisë, dhe, forcimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Në postimin e tij, Maqedonci shton se, përpjekjet e Serbisë, për ta paraqitur këtë përparim si kërcënim nuk pasqyrojnë realitetin në terren, përcjell Gazeta Express.
“Përshtatja gradual i KFOR-it, përfshirë edhe në Urën e Ibrit, pasqyron përmirësimin e mjedisit të sigurisë dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur këtë përparim si kërcënim nuk pasqyrojnë realitetin në terren dhe synojnë të krijojnë artificialisht një krizë aty ku nuk ka të tillë.”, ka thënë Maqedonci.












