Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 - 13:06
në Kryesore, Lajme
A A
Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Boldnews.al


Nën argumentin e zbatimit të një vendimi gjyqësor, drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), Ilir Topi, i riktheu pak ditë më pare kontratën depos farmaceutike “CFO Pharma”, të dyshuar për skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve në vlerë 700 mijë euro, duke injoruar një raport të ri të institucionit që ai drejton, në të cilin skandali financiar i kompanisë së Nadir Çaushollit thellohet në mënyrë dramatike.

 

Në nëntor të vitit 2025, prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte urdhëruar arrestimin e 8 personave, të dyshuar si të përfshirë në veprat penale të “falsifikimit të dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Personazhet kryesorë të këtij grupi ishin ish-Drejtori i Fondit, Spartak Zekja, si edhe Frigull Milla, administrator i kompanisë farmaceutike, “CFO Pharma” në pronësi të sipërmarrësit Nadir Çausholli.

Prokuroria tha në atë kohë se këta dy persona, si edhe disa vartës të tyre në institucionin public e në kompaninë private, kishin krijuar një skemë për rimbursimin e shitjes fiktive të dy medikamenteve, “Trimbow” dhe “Foster”.

Në foto (montazh): Pronari i “CFO Pharma”, Nadir Çausholli dhe ish-Drejtori i Fondit, Spartak Zekja

Gjithnjë sipas hetimit penal, vlera e dyshuar e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të Shtetit nga rimbursimi fiktiv, përllogaritej në rreth 70 milionë lekë të reja.

Por, skema e dyshuar nuk përfundonte këtu. Një raport i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, i siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, tregon se skema e dyshuar mashtruese “CFO Pharma” 700 mijë euro, e zbuluar nga Prokuroria e Tiranës në tetor të vitit 2025, është shumë herë më e lartë.

 

Një audit i mbyllur në janar të vitit 2026, ka zbuluar se e njëjta skemë fiktiviteti është zbatuar edhe për të paktën 8 medikamente të tjera. Dhe vlera e faturave të dyshuara fiktive përllogaritet në rreth 160 milionë lekë të reja ose më shumë se 1.6 milionë euro.

Në total, për 10 medikamentet, dy të trajtuara më herët nga Prokuroria e Tiranës dhe 8 të tjerë të evidentuar nga kontrolli i brendshëm i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, vlera e faturave fiktive shkon në rreth 2.3 milionë euro.

Kjo vlerë, gjithashtu nuk është e plotë, pasi Fondi i Kujdesit Shëndetësor ka ende në fokus verifikimit e të njëjtës skemë fiktive edhe për medikamente të tjera.

“Grupi i kontrollit ka realizuar Raport Kontrolli pjesor që pasqyron efektet për pjesën e mbetur  të 6 medikamenteve te tjera, për dy medikmentet e parë rezultati është pasqyruar ne raportin Datë 14.11.2025 të veçuar nga pjesa e kontrollit tërësor. Urdhërit i punës i përcaktuar, do të vijojë deri në përmbushje të të gjithë pikave të programit të miratuar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga “Boldnews.al”

Skema e zgjeruar

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi një skemë të dyshuar për dy medikamentet (Trimboë dhe Foster), të realizuar ndërmjet “CFO Pharma” shpk dhe “Nedix” shpk e “Pharma Plus”, të drejtuara nga Lorela Ballabani e Alba Zylo, të dyja vartëse të pronarit Nadir Çausholli.

 

Ndërkohë, Fondi i Kujdesit Shëndetësor, në auditimin e brendshëm, ka zbuluar se “CFO Pharma” dhe “Nedix Albania” kanë avancuar në “skemën e dyshuar fiktive” edhe për disa medikamente të tjera.

Në fokus të auditimit të deritanishëm kanë qenë transaksionet e kryera mes këtyre kompanive për medikamentet: 1. Entresto 50 mg. 2. Entresto 100 mg. 3. Insuline Glargine 100 Nj.N/mg. 4. Insuline Determir 100 Nj.N/mg. 5. Vildagliptin+Metformine 50mg + 850mg. 6. Paliperidone 6mg. 7. Budesonide 200 mcg pompë, dhe 8. Budesonide 400 mcg pompë.

Në foto: Lista e barnave, të dyshuara si të përfshira në skemën fiktive të rimbursimit

Në të gjitha rastet vërehet e njëjta metodologji. “CFO Pharma” nuk ka pasur gjendje për një kohë të gjatë asnjë prej këtyre medikamenteve. Në një ditë të caktuar, ajo furnizohet nga “Nedix Albania” dhe, po në të njëjtën ditë, kompania e Nadir Çaushollit e shpërndan të gjithë furnizimin tek një rrjet i gjerë farmacish në Tiranë dhe në rrethe.

Për të gjitha këto veprime, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor dyshon se janë kryer veprime fiktive, duke paraqitur edhe argumentat përkatëse.

Entresto 50 mg- “Pas verifikimeve në sistemin e-depo, depo farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma”, kanë pasur gjendje në sasinë 0 (zero) për Entresto 50 mg, në këtë seri në datë 23.10.2024. Nga data 23.10.2024-25.04.2025 nuk ka pasur hyrje nga asnjë depo farmaceutike”, thuhet në raportin e Fondit.

Por, “në datë 25.04.2025 është bërë faturë hyrje në depon farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma” nga Depo Farmaceutike “Medix Albania” (ish-Nedix), Entresto 50. Kjo sasi e evidentuar online  është e shpërndarë në subjektet farmaceutike.

Entresto 100 mg- E njëjta situatë përsëritet edhe me medikamentin “Entresto 100 mg”.

Fondi thotë në raportin e tij: “Pas verifikimeve në sistemin e-depo, depo farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma” kanë pasur gjëndje në sasinë 0 (zero) për Entresto 100 mg  në këtë seri në datë 09.01.2025”.

Dhe më tej, thuhet: “Nga data 09.01.2025-25.04.2025 nuk ka pasur hyrje nga asnjë depo farmaceutike. Në datë 25.04.2025 është bërë faturë hyrje në depon farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma” nga Depo Farmaceutike “Medix Albania”, Entresto 100 mg. Kjo sasi e evidentuar online është e shpërndarë në subjektet farmaceutike”.

Në foto: Sanksionet e vendosura nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor

I njëjti fakt është evidentuar edhe për 6 medikamentet e tjera. “CFO Pharma” dhe ‘CFO Pharma Kashar”, të dyja në pronësi fundore të sipërmarrësit Nadir Çausholli, nuk kanë pasur gjendje të tyre në magazine. Brenda një dite, këty dy subjekte furnizohen nga “Medix Albania” (ish-Nedix) dhe ato shënohen sit ë shpërndara në një rrjet prej rreth 400 farmacish.

Sipas Fondit të Kujdesit Shëndetësor, “me daljet fictive që kanë bërë subjektet “CFO Pharma”, “CFO Pharma Kashar” dhe “Medix Albania”, diferencat plus të pajustifikuara rezultojnë në total mbi 160 milionë lekë të reja ose rreth 1.6 milionë euro.

Deri më tani, hetimet e prokurorisë së Tiranës nuk kanë evidentuar shkelje të pronarit të “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, duke ia ngarkuar përgjegjësinë ligjore administratorit të shoqërisë, Frigull Milla.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë