Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim

16/11/2026 - 18:05
në Lajme
A A
Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarve tjerë në aksionin kundër trafikimit të kokainës, Jeton Stanovci, Gëzim Feka, Arjanit Beqiri, Albana Xhemajli-Ramadani dhe Alban Maloku.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se masa e paraburgimit u caktua nën dyshimin se gjashtë të pandehurit kanë kryer veprën penale të shitblerjes së narkotikëve, si dhe të pandehurit Haraqija edhe për armëmbajtje pa leje.

Aktvendimi u mor nga gjyqtari i procedurës paraprake, Gazmend Bahtiri pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Në seancë dëgjimore, prokurori Arben Hoti ka thënë se qëndron pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, duke shtuar se hetimet e nisura në prill 2026 zbuluan se grupi i organizuar kriminal udhëhiqej nga Jeton Stanovci i njohur si “Daja”.

Prokurori thuhet se deklaroi që grupi furnizohej me substanca narkotike përmes Mërgim Stanovcit, Astrit Haraqijës dhe Alban Malokut, kurse lënda ndahej në një banesë dhe më pas shpërndahej përmes Gëzim Fekës, Arijanit Beqirit dhe Albert Krasniqit, i cili thuhet se zëvendësoi Beqirin për shkak të dyshimeve të ngritura nga lideri i grupit.

Hoti ka thënë se furnizimet dhe barazimet financiare bëheshin në baza javore nën evidencën e rregullt të Jetonit, ndërsa paratë dërgoheshin përmes anëtarëve të grupit ose të pandehurës Xhemajli-Ramadani.

Në vendim thuhet se i pandehuri Jeton Stanovci ka kundërshtur kërkesën për paraburgim, duke thënë se në 4-5 pronat e tij, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Edhe mbrojtësi i tij, avokati Florent Latifaj e kundërshtoi në tërësi kërkesën e Prokurorisë, duke theksuar se nga kontrollet nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në lokacionet e të mbrojturit të tij.

Kërkesën për paraburgim e kundërshtoi edhe i pandehuri Gëzim Feka dhe mbrojtësi i tij, avokati Besim Abdullahu. Ky i fundit tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase dhe se nuk specifikohen veprimet individuale të të pandehurit.

Në anën tjetër, Arjanit Beqiri thuhet se deklaroi se e kundërshton kërkesën e Prokurorisë për paraburgim dhe premton se do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës. E avokati i tij, Blerim Hertica tha se kërkesa për paraburgim është e tepruar dhe e pabazuar.

Edhe e pandehura Albana Xhemajli-Ramadani dhe avokati i saj Driton Musliu kundërshtuan kërkesën për paraburgim. Avokati tha se kjo masë është e padrejtë, jashtëzakonisht e rëndë dhe pa mbështetje ligjore në raport me veprimet e të mbrojturës së tij.

Kurse, Astrit Haraqija deklaroi se e kundërshton plotësisht kërkesën për paraburgim, duke theksuar se në të kaluarën i është përgjigjur gjithmonë ftesave të gjykatës dhe Policisë, duke premtuar se do t’i përgjigjet edhe në të ardhmen, duke shtuar se është 54-vjeç. Për armën, ka thënë se i ka skaduar leja.

Edhe avokati i tij, Korab Bokshi e kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë duke thënë se nuk i përmbush kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e saj. Propozoi që kërkesa e Prokurorisë të refuzohet si e pabazuar ose eventualisht t’i caktohet ndonjë masë më e butë alternative e paraparë me KPPRK.

I pandehuri Alban Maloku kundërshtoi po ashtu kërkesën për paraburgim dhe kërkoi masë më të lehtë alternative. Premtoi se nuk do t’i pengojë hetimet, nuk do të ndikojë e as nuk do të largohet nga Kosova, duke përmendur se do t’i përgjigjet ftesave të autoriteteve.

Avokati i tij, Ilir Ramaj po ashtu kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke theksuar se është e përgjithshme dhe nuk specifikon veprimet individuale të të mbrojturit të tij.

Por, Gjykata vlerësoi se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe se masat tjera alternative nuk konsiderohen të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

JU REKOMANDOJMË

Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës
16/11/2026 - 18:02

Në fotografitë dhe videot e publikuara në profilin e saj në Instagram, Xhemajli shihet duke pozuar me çanta të markave të shtrenjta, përfshirë Hermes dhe Dolce & Gabbana....

Më shumëDetails

Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)
16/11/2026 - 17:33

Operacioni i gjerë antidrogë i koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, ka vënë në pranga gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në një...

Më shumëDetails

Hoti: Krahasuar me qeverisjen e LDK-së, kjo Qeveri shënoi rritje më të ulët ekonomike dhe bllokoi qindra miliona euro investime

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
16/11/2026 - 17:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se gjatë viteve 2022–2026 Kosova ka pasur rritje...

Më shumëDetails

“Vendimet e Qeverisë s’po vlejnë në Veri a?” – Lushaku-Sadriu reagon lidhur me tregtinë e energjisë me Serbinë

“Vendimet e Qeverisë s’po vlejnë në Veri a?” – Lushaku-Sadriu reagon  lidhur me tregtinë e energjisë me Serbinë
16/11/2026 - 16:28

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e shitblerjes së energjisë elektrike me Serbinë, duke ngritur dilema...

Më shumëDetails

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’
16/11/2026 - 16:00

Personat e arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, në mesin e të cilëve ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, figurojnë të lidhur me disa biznese të regjistruara...

Më shumëDetails

“I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?
16/11/2026 - 15:42

Astrit Haraqija, ish-ministri i Kulturës, ishte në mesin e personave që ra në pranga përgjatë operacionit të madh anti-drogë “Heshtja”. Në këtë operacion janë arrestuar gjashtë persona, ku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë