Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e shitblerjes së energjisë elektrike me Serbinë, duke ngritur dilema për zbatimin e tij në veri të vendit, transmeton Veriu.info.
Ajo ka theksuar se Elektroseveri vazhdon të furnizohet me energji elektrike nga Serbia, duke pyetur nëse vendimi i Qeverisë do të zbatohet edhe për këtë pjesë të Kosovës.
“Qysh?! Vendimi i Qeverisë sonë për mos me ble rrymë nga Serbia nuk po vlejka edhe për Veriun e Kosovës, a?! Vendimet e Qeverisë s’po vlejnë në Veri a?!
Dmth prap se prap shqiptarët me pagu më shtrejt rrymën?! Çka po ndodhë, o vlla?! Pse këso vendime pa asnjë ndikim pozitiv për qytetarët e Kosovës?! Veq thellim i pabarazisë e hi syve militantëve!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu./Veriu.info











