Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tragjedia e Himarës, skafi me flamur të Rilindjes

04/08/2022 - 14:13
në Opinione
A A
Tragjedia e Himarës, skafi me flamur të Rilindjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeminstri nuk mund të sillej me përulësi e ndjenjë përgjegjësie pas tragjedisë së të martës në Himarë. Ajo është pasojë e një sistemi të çthurrur që motivohet vetëm nga etja për të fituar dhe që ka arkitekt vetë Edi Ramën. Prandaj gjithnjë e më shumë kryeministri do ta lëshojë gjuhën e mëndjen me shpresën se një ditë do të na bindë të gjithëve të shohim atë që do ai dhe jo atë që kemi përpara syve

Shkruan: Armand Shkullaku

Në tragjedi të përmasave të tilla si ajo e së martës në Himarë, ku faktet dhe përgjegjësitë janë të qarta, ndonjëherë të duket e tepërt t’i përsëritësh atu. Në vorbullën shpërthyese të revoltës, patetizmit e protagonizmit masiv, kujdesi për të mos e kaluar masën në raste fatkeqësish bëhet edhe më i madh. E nëse për qytetarët ky sens mase tronditet pas ngjarjevetë tilla, për qeverinë, përgjegjëse për sigurinë e tyre, ai duhet të respektohet me përulësi dhe përgjegjësi.

Por çfarë ndodhi 24 orë pas ngjarjes tragjike në Potam të Himarës? I kapur në një krim, që nuk fillon e as mbaron tek skafi i policit të Rilindjes, kryeministri Rama, me një pandjeshmëri emblematike, nisi refrenin e tij të shpifur të akuzave ndaj opozitës dhe medias. Me një fjalor që të shkaton trazira në stomak, figura e Rilindjes, zbriti vetë nga skafi i krimit dhe ngjiti aty Berishën, Metën, gazetarët, qytetarët… Ata kanë faj që në 10 vite të qeverisjes së tij, çdo sezon turistik përsëriten tragjedi që në një vend normal janë të paimagjinueshme.

Pas figurës së Rilindjes, kolonia e veglave mediatike filloi fushatën e relativizimit të krimit. Ngjarje të tilla ndodhin kudo, në det është e vështirë të ruash sigurinë, në kohën e Berishës janë vrarë njerëz, Ilir Meta ka qënë spiun, etj, etj. Paralelisht me relativizimin, u ndez edhe makineria zyrtare e propagandës. Ministra që hidhen në aksion, lajme e kronika për 130 gomone e jetski të sekuestruara brenda ditës, shkarkimi i drejtuesve të policisë në Vlorë dhe kulmi u shënua me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, që në stilin veliaj-balluku doli të bëjë deklaratë me molin e Himarës në sfond, ku dalloheshin uniformat e policisë medemek në punë, dhe i kthyer nga drita e diellit për të patur një imazh sa më të arrirë për kamerat.

Dhe në këtë mjedis të helmuar, shfaqet figura e Rilindjes që pa pikë droje dhe turpi shpalos qëndrimin e tij plot me gënjeshtra. Sezoni më i qetë dhe më i sigurtë turistik deri në ngjarjen e djeshme, thotë kryeministri pa u skuqur, kur dy javë më parë vetëm fati e shpëtoi një çift që u fluturoi gomonia mbi kokë në bregun e Jalës. Pa përmendur dhjetra incidente të tjera e humbje jete, pikërisht për shkak të mungesës së sigurisë. E sikur të mos mjaftonin gënjeshtrat e drejtpërdrejta, kryeministri gjen rastin që tragjedinë e një familje ta përdorë në mënyrë neveritëse për të goditur kundërshtarët politikë dhe për të bërë propagandën qorre të “Shqipërisë kampione rajonale të turizmit”.

Rasti i Himarës bind edhe më shumë se tashmë Edi Rama është i dënuar ta mbyllë jetën e tij politike mes gënjeshtrës, propagandës dhe pamundësisë për të bërë diçka të mirë për ktë vend. Ai ngjiti në skaf Berishën dhe Metën sepse nuk mund të pranonte që autori i tragjedisë është një prodhim tipik i regjimit të tij. Një zyrtar i shtetit, që paguhet me taksat e shqiptarëve për t’i shërbyer Rilindjes. Ai është pasqyra e një regjimi ku dhe ministri i Brendshëm kishte licensë për skaf dhe për bashkëpunim me trafikantë droge, ku bandidët dhe shefat e policisë hanë e pinë bashkë dhe ndajnë plaçkën e zgjedhjeve, ku oficerë me uniformë përfshihen në skandale zgjedhore dhe u premtohet ngritje në detyrë, ku kriminelët kontrollojnë qytete, marrin tendera e vënë nën urdhëra policinë sepse i shërbejnë figurës së Rilindjes ditën e zgjedhjeve.

Kryeministri do të vazhdojë të na tregojë përrallën e Shqipërisë kampione në turizëm dhe vampirëve politikë e mediatikë që po e sulmojnë atë, por ngjarja e Himarës është realiteti i degradimit të një shteti. Mjafton të pyesësh banorët atje për të kuptuar se kush janë kampionët që kanë marrë licensë për të betonizuar jugun, kush i ka hotelet, restorantet luksoze, skafet e gomonet pa leje. Madje edhe kush i ndan e kush i merr hapësirat për plazhe private. Të gjitha lidhjet, politike apo kriminale, të çojnë te organizata e Rilindjes.

I vetëdijshëm për këto, kryeminstri nuk mund të sillej me përulësi e ndjenjë përgjegjësie pas tragjedisë së të martës në Himarë. Ajo është pasojë e një sistemi të çthurrur që motivohet vetëm nga etja për të fituar dhe që ka arkitekt vetë Edi Ramën. Prandaj gjithnjë e më shumë kryeministri do ta lëshojë gjuhën e mëndjen me shpresën se një ditë do të na bindë të gjithëve të shohim atë që do ai dhe jo atë që kemi përpara syve. ©lapsi.al

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari!
Opinione

Një rrenc paranojak në Beograd

11/08/2022 - 20:28
Kurthet e Asociacionit për funksionalitetin e shtetit të Kosovës
Opinione

Kurthet e Asociacionit për funksionalitetin e shtetit të Kosovës

10/08/2022 - 21:18
Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit
Opinione

Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit

05/08/2022 - 16:12
Feministet sezonale
Opinione

Feministet sezonale

02/08/2022 - 17:02
Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit
Opinione

Sinjalet rreth Sigurisë së ushqimit

30/07/2022 - 21:34
Komplexi i Inferioritetit dhe pasojat shpirterore
Opinione

Komplexi i Inferioritetit dhe pasojat shpirterore

27/07/2022 - 18:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jasha, jasha shpullë: Dasmori ia kërciti bakshish në ballë këngëtarit, u mbajt në këmbë disi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “My father king”/ 22-vjeçarja që bashkëjeton prej vitesh me Vali Corleonen, dyshohet se e plagosi atë me armë në këmbë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kërset dajaku në Malishevë: Vëllezërit kapen me fqinjët për një kontest pronësor, rrihen 5 kundër 3

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Shkoi për vizitë tek miqtë në Prishtinë, burri nuk përmbahet, çohet edhe e rrah gruan para prindërve të saj

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info