Gjakova ka vetëm tri banore të komunitetit serb, mirëpo partia e Nenad Rashiqit, Za Slobodu Pravdu i Opstanak ka tubuar 83 vota në këtë qytet.
Kur janë numëruar 100 për qind të votave në Gjakovë për zgjedhjet që u mbajtën më 7 qershor, partia e Nenad Rashiqit ka marrë 83 vota, ndërkaq Rashiqi ka marrë 73 vota.
Pas tij është Tijana Veljkoviq me 56 vota dhe Milovan Zuviq me 43 vota. 30 vota ka Vesna Pantoviq.
Partia e Rashiqit në total ka fituar 0.81 për qind ose 5 mijë e 165 vota.













