Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trupi gjykues konstaton: Thaçi kishte rol kyç në formulimin dhe zbatimin e qëllimit të përbashkët kri’minal

16/09/2026 - 11:27
në Lajme
A A
Trupi gjykues konstaton: Thaçi kishte rol kyç në formulimin dhe zbatimin e qëllimit të përbashkët kri’minal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trupi gjykues në Gjykatën Speciale ka konstatuar se Hashim Thaçi ka dhënë kontribut të qenësishëm në zbatimin e asaj që gjykata e ka cilësuar si qëllim të përbashkët kriminal.

Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Thaçi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Drejtorisë Politike të UÇK-së, kishte rol kyç në formulimin dhe zbatimin e këtij qëllimi.

Gjykata ka thënë se Drejtoria Politike kishte kompetencë pothuajse ekskluzive për vendimet politike të UÇK-së, ndërsa Thaçi e kishte artikuluar publikisht vizionin politik të organizatës.

Në këtë kuadër, trupi gjykues ka përmendur shënjestrimin e personave të cilësuar si kolaboracionistë, krijimin e strukturave dhe organeve përkatëse, si dhe përdorimin e luftës speciale për realizimin e këtyre synimeve dhe kundër kundërshtarëve, përmes komunikatave dhe deklaratave publike.

Sipas gjykatës, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë kishin emëruar persona besnikë në pozita kyçe komanduese, me qëllim që të siguronin kontrollin mbi UÇK-në dhe zbatimin e urdhrave deri në nivelet më të ulëta të hierarkisë.

“Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme. Përmes deklaratave dhe komunikatave, si dhe përdorimit të luftës speciale, Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve”, ka thënë trupi gjykues.

Gjykata ka deklaruar gjithashtu se Thaçi kishte marrë pjesë personalisht në disa veprime që i ka cilësuar si krime, përfshirë arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Bajicë, si dhe arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Hallaqit.

Sipas trupit gjykues, Thaçi kishte dijeni edhe për arrestimin dhe ndalimin e disa personave të tjerë.

JU REKOMANDOJMË

Reuters: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, shpallet fajtor për krime lufte

Reuters: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, shpallet fajtor për krime lufte
16/09/2026 - 12:28

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe është dënuar me 25 vjet burgim. Kështu ka...

Më shumëDetails

Aktgjykimi dënues në Hagë, reagon Albulena Haxhiu

Aktgjykimi dënues në Hagë, reagon Albulena Haxhiu
16/09/2026 - 12:25

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale. Haxhiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Publikohet aktgjykimi i plotë i dënimit të Thaçit dhe të tjerëve

Kështu duket katërshja e UÇK-së para vendimit historik
16/09/2026 - 12:23

Trupi Gjykues sot shqiptoi aktgjykimin në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit ishin penalisht...

Më shumëDetails

Reagon PDK-ja: Beteja për drejtësi vazhdon deri në fund

Reagon PDK-ja: Beteja për drejtësi vazhdon deri në fund
16/09/2026 - 12:22

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit...

Më shumëDetails

Qytetarët godasin me grushte dhe hipin mbi kombin e Policisë në Hagë

Qytetarët godasin me grushte dhe hipin mbi kombin e Policisë në Hagë
16/09/2026 - 12:21

Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Pas këtij vendimi,...

Më shumëDetails

Avokati Koci: Procesi juridik s’ka përfunduar, duhet formuar një Këshill Kombëtar

Avokati Koci: Procesi juridik s’ka përfunduar, duhet formuar një Këshill Kombëtar
16/09/2026 - 12:18

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se procesi juridik nuk ka përfunduar ende. Sipas tij Kosova duhet ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë