Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Turmat nuk përbëjnë shoqëri politike!?

31/10/2022 - 14:36
në Opinione
A A
Halil Matoshi: Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët ndërsa nga pushteti, gazetarët!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ndeshjen e basketbollit, Vëllaznimi me Trepçën, në “Shani Nushi” të Gjakovës, tifozët vërshëllyen himnin e Kosovës dhe kënduan atë shqiptar!? Kjo dëshmon se Kosova ende nuk ka krijuar shoqëri politike, ndonëse një komb i njohur nga rreth 117 kombe të botës…

Nga Halil Matoshi

Tifozëritë janë grupe relativisht të vogla sociale që as nuk paraqesin dhe as nuk përfaqësojnë një shoqëri politike dhe aq më pak një komb. Ato mbesin turma, pa qëllime të larta kombëtare e ideologjike, që pak orë pas spektaklit sportiv shpërbëhen. deri në sfidë e radhës.

Grupet e tifozëve, ndonëse në dukje të parë, i tubon njifarë lidhjeje emotive, mbetën thjesht grupe të paqëndrueshme që jashtë arenës sportive nuk i mbanë bashkë asgjë. Ata ‘kthehen’ në qytetarë që i nënshtrohen një ligji të përbashkët që derivon nga një Kushtetutë. Dashuria për ngjyrat e skuadrës – që duket se e shfaqin me fanatizëm – zbehte shpejt, me ta marrë skuadra teposhtëzen në garë ose edhe me shuarjen e saj, siç ndodh shpesh në kompeticionet kosovare!?

Tifozët gjakovarë të Vëllaznimit ndërkohë në derbin e Superligës kosovare në basketboll, e shpalosën një parullë trimërie: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, ndërkohë që e dogjën edhe një flamur serb.

Edhe Ky fenomen ndodhë gjithandej porse është vandalizim dhe si i tillë, i dënueshëm.

Mirëpo, ndërmjet trimërisë si parullë e verbalizëm dhe asaj të vërtetës ekziston një hendek i madh. Turmat mund të bartin për shembull parullën “Nishi është Shqipëri”, porse pak orë më vonë, Nishi mbetët aty ku është, e Shqipëria poashtu brenda truallit shqiptar.

Territoret i përcakton njësia shtetërore, i përkufizon Kushtetuta dhe rendi ndërkombëtar e jo turmat e tifozëve. As nuk ka nevojë të shkohet në veri dhe as Mitrovica është Shqipëri!

Porse tifozëritë kanë nevojë për trille të çastit, për t’i mbajtur bashkë në turmë, përkohësisht!

Megjithatë tregim i turpshëm ishte vërshëllima kundrejt himnit kosovar.

Kontestimi nga një turmë relativisht e madhe e rendit simbolik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk paraqet rrezik për Republikën, porse është simptomë e rrezikshme që dëshmon injorancë dhe mungesë patriotizmi kushtetues dhe jobesnikëri ndaj Atdheut, kështu që parulla “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, del krejtësisht e gënjeshtërt.

Në mungesë të besnikërisë ndaj shtetit (që është një Atdhe real (Kosova me simbolet e saj) e jo imagjinar (në këtë rast Shqipëria, jo si shtet real që duhet respektuar e dashur, por si deklaratë politike) asnjë pjesëtar i kësaj turmë as nuk do të jetë i gatshëm për ta mbrojtur Atdheun dhe as nuk ka ide së në mullirin e kujt çon ujë thirrmâ “Mitrovica është Shqipëri”, sepse në realitet Mitrovica është Kosovë dhe qëllimin e përbashkët e shpalos flamuri dhe himni kosovar, që u kontestua kaq brutalisht.

Në thelb, nuk dihet se ideja e kujt ishte intonimi i himnit kombëtar të Kosovës në një garë brenda shtetit kosovar, sepse himni kombētar intonohet vetëm në takime e gara Ndërkombëtare, në Ligat Europeane dhe në Ligën e kombeve, ku marrin pjesë ekipe kosovare dhe kombëtarja e saj.

Ndërsa intonimi i himnit kombëtar shqiptar nga një turmë nuk paraqet kurrfarë shkelje. Është çështje private, vullnet dhe dëshirë që nuk e afekton zyrtaren, shtetin.

Porse, himni shqiptar nuk guxon të intonohet në gara zyrtare ndërkombëtare, sepse mund të suspendohet ekipi përkatës nga garat respektive.

Mungesa e respektit ndaj himnit shtetëror është mungesë vetrespekti, që rëndom i përshkruan turmat.

Në asnjë shtet të organizuar kurrë nuk intonohet një himn i një shteti tjetër, për ceremoni e gara brenda atij shteti.

Kurrë dhe askund, pos në Çipron e ndarë ndërmjet dy kombeve hegjemone, turqve dhe grekëve.

Porse këtë “të drejtë” sikur ia kanë rezervuar vetës grupe e turma shqiptarësh të Kosovës, që rreshtohen me traditat historike, kundër të sotmes duke projektuar një të nesërme imagjinare e të pasigurt.

Shtetin e madh si ide nacionaliste.

Në ceremoni a garë sportive zyrtare të një shteti nuk mund të intonohet himni i një shteti tjetër ose të shpaloset flamuri i i huaj, e privatisht mund të këndohet secili himn, ose melodi, pse jo edhe “Kalldrëmit po m’shkon si shah” ose të shpaloset çfarëdo flamuri, pra edhe ai i BMW-së.

Derisa bashkëluftëtarët e Adem Jasharit e pranuan vendimin e Kuvendit të Kosovës për rendin simbolik, çfarë i shtynë turmat e hallakatura që t’a kontestojnë atë?

Një vullnet politik apo manifestim i lirisë?

Jo. Asnjëra.

Në natyrën e njeriut ekziston energjia e përplasjes, e kundërshtimit dhe kontestimit. Mirëpo, elitat janë ato që duhet ta mbrojnë Kushtetutën nga turmat, me forcën e ligjit, sepse turmat kanë prirje demoniake (shkatrruese) e mospërfillëse të normës.

Kështu është derisa të këtë nevojë për shtetin/komb. Një turmë e ekzaltuar ose në trans nuk është kurrë nji shoqëri politike!

Duke u nisur nga parimi së liria jonë arrin deri aty ku fillon liria e tjetrit, individi obligohet nga korpusi normativ me u sjellë konform të lejueshmës, përndryshe bie ndesh me të. Shteti posedon norma e ligje, pra nuk është as një hapësirë për jetë të zhveshur (Agamben) dhe as një forcë kaotike, por mekanizëm i dhunës! Normat në shoqëritë politike janë detyrim. Dhunë legjitime.

Liria absolute, thënë më së buti asocon me anarkinë dhe vdekjën. Vdekjën e bormativës dhe fillimin e egërsisë.

Tifozërisë së Vëllaznimit nga Gjakova dihet përkushtuar një shembull nga historia e shtetkrijimit shqiptar, se as flamuri me shqiponjën dykrenëshe nuk është pëlqyër në fillim nga masat, sepse pandeh ej si flamur kaurrësh, sepse turmat konservatore pretendonin së flamuri Osman ishte ai i vërteti. Ky kontestim u shfaq nga disa grupe pro islame si haxhiqamilistët etj., që në Shqipërinë idipedentiste silleshin si turma që ende nuk ishin nji bashkësi politike, duke iu turrë shtetit shqiptar!

Se njerëzit e turmës janë të lirë të kontestojnë një rend kushtetues është spekulim dhe yshtje revolucionare, sepse në demokracinë përfaqësuese, njerëzit e delegojnë vullnetin e tyre në institucionet e shtetit, (Kuvendi dhe Qeveria) që me parimin e shumicës ose me referendum (supozohet së një ditë Kosova do ta bëjë ligjin për referendum) mund ta ndryshojnë Kushtetutën, porse këtë nuk mund ta bëjnë turmat.

Kombëtarja e Kosovës kur luan në Ligën e kombeve nuk lejohet të shkojë me flamurin dhe as himnin shqiptar, sepse rendi ndërkombëtar, poashtu funksionon sipas një normative.

As tifozëritë e Vëllaznimit nga Gjakova nuk mund ta bëjnë këtë, po që se ekipi i tyre i zemrës do të ishte pjesë e një gare ndërkombëtare.

Nacionalistët romantikë rëndom i manipulojnë faktet – duke mos i interpretuar qysh dëshiron populli – por siç dëshirojnë turmat, tifozëritë e grupet e çastësishme!

Dhe nuk ka një rrugë më të lehtë së kjo, për përmbushjen e interesave ruse e serbe se sa të refuzosh t’i japësh Kosovës dashuri e besnikëri, duke e trajtuar atë si projekt të përkohshëm, në emër të çfarëdo bashkimi të shqiptarëve në një shtet unik.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë