Komuna e Mitrovicës së Jugut ny vitin 2022 bleu një anije (kombajë) për pastrimin e liqenit artificial në vlerë 97 mijë e 828 euro.
Ky mjet për largimin e mbeturinave ishte thënë se është një investim shtesë në liqen, një vlerë e shtuar e tij.
Por kur kanë kaluar më shumë se 1 vit prej blerjes së saj, ajo tashmë nuk po përdoret, ani pse Liqeni akumulues është i mbuluar nga barishtet prej disa javësh.
Në fotot e bëra nga një lexues i VeriuInfo, ajo shihet teksa qendron e parkuar buzë Liqenit Akumulues pranë Urës së hekurit.