Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme

10/07/2026 - 09:47
në Lifestyle
A A
Ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e aftësive fizike) janë të pashmangshme në jetë. Por, ajo që ka rëndësi është se si t’i trajtojmë dhe t’i zvogëlojmë këto efekte ndërsa plakemi.

Kjo pikërisht është arsyeja pse është e rëndësishme tani më shumë se kurrë, që ta marrim ushqimin që e konsumojmë seriozisht në mënyrë që të kemi një plakje sa më të lehtë dhe të shëndetshme.

“Shumica e sëmundjeve tek njerëzit e moshuar vijnë si pasojë e kequshqyerjes”, kjo sipas OBSH-së. Siç transmeton BW, kjo do të thotë që për të menaxhuar ndryshimet në trupin tonë me kalimin e kohës, është shumë e rëndësishme që të kontrollojmë ushqimin, të cilin e hamë.

Kështu, Green Planet, një revistë e shëndetit ka treguar disa nga metodat më të mira të ushqyerjes për njerëzit në moshë:

Marrja e ushqyesve- për të qëndruar sa më të shëndetshëm kur të plakemi, është thelbësore t’i merrni të gjitha lëndët e duhura ushqyese, duke filluar nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Marrja e këtyre përbërësve ushqimorë ndihmon në mbarëvajtjen e funksioneve të organeve tona.

Më poshtë janë disa nga përbërësit kryesorë, të cilët duhet t’i marrim përmes ushqimeve, që i konsumojmë çdo ditë:

Acidet yndyrore omega– Omega-3 dhe acidet e tjera yndyrore janë të lidhura ngushtë më shëndetin e zemrës, trurit dhe kockave. Për më tepër këto lloj acidesh ngadalësojnë përparimin e sëmundjes së degjenerimit makular, sëmundje kjo që çon në humbjen e shikimit. Sipas ekspertëve këto acide nuk prodhohen në trupin e njeriut, prandaj duhet të merren përmes ushqimeve siç janë: avokado, vaji i ullirit, peshku dhe salmoni.

Kalciumi– i njohur për ndërtimin e eshtrave të fortë, kalciumi ndihmon në mbajtjen e nervave dhe muskujve duke punuar dhe luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Në fakt, në bazë të studimeve rezulton që sasia e kalciumit që e marrim në fëmijëri dhe adoleshëncë na mbron nga humbja dhe dobësimi i eshtrave. Kalciumi gjendet në qumësht, sojë, bajame, brokoli dhe fik.

Hekuri– një mineral që gjendet në të gjitha gjallesat, përfshirë bimët dhe kafshët. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i homoglobinës, që është pjesë e qelizave të kuqe që bart oksgjenin nga mushkëritë në gjak. Kur dikush vuan nga mungesa e hekurit, sasia e hemoglobinës në gjak zvogëlohet, prandaj edhe organet nuk marrin oksigjenin e majftueshëm dhe e humbin funksionin. Sasinë e mjaftueshme të hekurit mund ta merrni nga arrat, kungulli, fasulet, mishi dhe frutat.

Vitamina D– e njohur si “vitamina e diellit”, kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dhe për të ruajtur kockat e forta, veçanërisht për të moshuarit. Kjo vitaminë ka efekt edhe në funksionin sa më të mirë të nervave dhe receptorëve nervorë. Zakonisht kjo vitaminë krijohet në organizëm, kur i ekspozohemi diellit, por mund ta marrim edhe përmes tërshërës, sojës dhe qumështit të bajames.

Vitamina B12– kjo lloj vitamine gjendet në produktet e mishit të freskët, por edhe në qumësht dhe drithëra.

JU REKOMANDOJMË

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…
16/08/2026 - 17:30

Konsumimi i alkoolit rrit memorien e informacioneve të mësuara më parë. Sipas një studimi në “University of Exer” ku ishin të përfshirë 88 konsumues – të ndarë në...

Më shumëDetails

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë
15/08/2026 - 17:29

Psikologia Loreta Caka ka folur për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dashurinë, duke theksuar se shpesh tërheqja ndaj së paarritshmes dhe nevoja për dramë mund të ngatërrohen...

Më shumëDetails

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit
14/08/2026 - 21:56

Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit
14/08/2026 - 11:28

Në dimër është edhe më e madhe dëshira për të patur flokë të shëndetshëm, voluminozë dhe me ngjyra që bien në sy. Cilat janë më të pëlqyerat e...

Më shumëDetails

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”
13/08/2026 - 20:25

Pas eklipsit diellor të së mërkurës, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe postime disi më të pazakonta. Disa përdorues pretendojnë se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar
12/08/2026 - 11:25

Debati se cili lloj qumështi është më i shëndetshëm – ai me yndyrë të plotë, gjysmë i skremuar apo i skremuar – vazhdon prej vitesh. Një studim i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë