Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

22/06/2026 - 14:32
në Kryesore, Lajme
A A
Këto janë dy motrat që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy motra kosovare humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Gjermani, të shtunën e 20 qershorit. Erza dhe Aulona Zubaku nuk arritën t’iu bëjnë ballë plagëve që morën pas përplasjes në autostradën A5, pranë Appenweier dhe për pasojë vdiqën.

Policia e Offenburgut ka konfirmuar se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, si dhe automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër, raporton Blick.

Mediumi zviceran tashmë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin fatal, që mori jetën e dy mërgimtareve nga Kosova.

Sipas autoriteteve atje, Blick raporton se fillimisht, pak pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal, ndodhi një përplasje anësore mes dy veturave gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë nga ajo e mesme në të majtën.

“Për shkak të shpejtësisë së lartë, të dy drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet e tyre, të cilat përfunduan të ndaluara në rrugë. Njëri nga të përfshirët në aksident pësoi lëndime të rënda.”, thuhet në artikullin e tyre.

Pengesat e krijuara në rrugë nga aksidenti i parë detyruan drejtuesit e automjeteve që po vinin pas të frenonin fuqishëm. Si pasojë, pranë dalje­s së Appenweier ndodhi një tjetër aksident i rëndë, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete.

“Ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e katër prej pesë veturave nuk u lënduan, për dy gra që udhëtonin në një veturë tip Smart nuk pati mundësi shpëtimi. Ato humbën jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda”, raporton tutje Blick.

Policia e Offenburgut ka konfirmuar se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, si dhe automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër.

Dëmi material i shkaktuar nga aksidentet vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte
22/06/2026 - 15:29

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, duke ftuar fermerët dhe subjektet e interesuara të...

Më shumëDetails

Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën në vendin e punës në Prizren -“mbante familjen pas vdekjes së babait”

Shifra alarmante / Vetëm në 2024, 150 mijë punëtorë do të ikin në Gjermani
22/06/2026 - 15:00

Valmir Morina, 24-vjeçari nga Drenoci i Malishevës është punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren. Një medium lokal...

Më shumëDetails

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron, zbardhen temat e diskutimit

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron, zbardhen temat e diskutimit
22/06/2026 - 14:20

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel...

Më shumëDetails

E rëndë: Humb jetën aksidentalisht biznesmeni drenicas, Bedri Krasniqi

E rëndë: Humb jetën aksidentalisht biznesmeni drenicas, Bedri Krasniqi
22/06/2026 - 14:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën aksidentalisht Bedri Krasniqi, pronar i fabrikës së plastikës në Negroc. Lajmi për vdekjen e tij...

Më shumëDetails

Vinçi i merr jetën punëtorit 26-vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Ra nga kati i gjashtë në vendin e punës, ky është punëtori që humbi jetën dje në Ferizaj
22/06/2026 - 13:25

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Vinçi në punishte i ka marrë jetën 26-vjeçarit. Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë...

Më shumëDetails

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Lista Serbe dënohet me dy mijë euro nga PZAP
22/06/2026 - 13:13

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuara ankesat e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kajtazi: Mbase Dejona e di ku blihet narkotiku – baroni më i madh i drogës është anëtar i VV-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë