Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

27/11/2024 - 15:46
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku është:-Miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030.

-Dhënë mendim refuzues nismës Legjislative të Kuvendit për “Projektligjin Nr. 08/L-329 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-248”. Në përputhje edhe me mendimin e dhënë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, vlerësohet se një reformë e plotë e sistemit pensional është e domosdoshme për të krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të sigurimit pensional në Kosovë.

Një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të pensioneve është planifikuar të nisë nga viti i ardhshëm. Kështu që kjo nismë nuk paraqet një zgjidhje të qëndrueshme dhe strukturore.-Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Me këtë marrëveshje përcaktohet kuadri ligjor për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Kosovën në periudhën 2024-2027, si instrument plotësues të IPA III. Ky instrument përmbush qëllimin e përshpejtimit të reformave strukturore dhe rritjes ekonomike.

-Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Qasja e fëmijëve në institucionet e edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, si dhe përmirësimi i cilësisë së institucioneve që ofrojnë këto shërbime, për fëmijët e moshës 0 deri në 6 vjeç është tejet i rëndësishëm. Përmes kësaj kredie ndër të tjera, mundësohet ndërtimi i disa qendrave të reja të ofrimit të shërbimeve për edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme, dhe në rast nevoje renovimin e qendrave ekzistuese.– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas” Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë”. Kjo marrëveshje është negociuar e finalizuar për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Si dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe qeverisjes për cilësinë e kujdesit në sistemin e shëndetësisë të Kosovës. Kjo do t’i mundësojë Qeverisë forcimin e pjesëve përbërëse të sistemit shëndetësor me rëndësi kyçe për cilësinë e kujdesit, zhvillimin e Sistemit të Integruar Informativ Shëndetësor (“SIISh”).

-Miratuar Projektligjin për Vula. Ky projektligj përcakton formën dhe përmbajtjen e vulës, procedurën për mënyrën e punimit, përdorimit, ruajtjes, si dhe përgjegjësitë e përdorimit të vulës në Institucionet e Republikës së Kosovës.– Miratuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Synim i këtij projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese.

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor, me këtë përbërje:o Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, kryesues;

o Ardita Baraku, Drejtore Ekzekutive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, anëtare;o Amir Keka, Udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar; dhe

o Rrahman Zahiti, Ekspert i Jashtëm, anëtar.– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit të Kosovës, me këtë përbërje:

o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

o Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, anëtar;o Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe

o Safet Fazliu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.– Emëruar Komisionin Ad hoc për Pranimin për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Trajtim të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, me këtë përbërje:

o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;o Arsim Tahiri, U.D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, anëtar;

o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;o Avni Kelmendi, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Shërbimin Korrektues të Kosovës, anëtar; dhe

o Besard Belegu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.– Emëruar Komisionin Ad hoc për Pranimin për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Siguri dhe Operativ në Shërbimin Korrektues të Kosovës, me këtë përbërje:

o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;o Arsim Tahiri, U.D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, anëtar;

o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;o Avni Kelmendi, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Shërbimin Korrektues të Kosovës, anëtar; dhe

o Besard Belegu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.– Emëruar Arben Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, me mandat katër vjeçar.

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, me këtë përbërje:o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;

o Lumnije Demi, Drejtore e Përgjithshme në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, anëtare;o Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, anëtar;

o Arta Nuredini, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; dheo Egzona Osmanaj, Eksperte e Jashtme, anëtare.

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, me këtë përbërje:o Ismail Dibrani, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, kryesues;

o Arsim Tahiri, U.D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, anëtar;o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

o Arta Nuredini, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;o Egzona Osmanaj, Eksperte e Jashtme, anëtare.

– Përditësuar Listën Shtetërore Strategjike për Mallra Ushtarake, duke iu referuar Listës së Përbashkët Ushtarake të Bashkimit Evropian. Ky vendim është konform pozicionit të përbashkët të këshillit të BE-së, i cili përcakton rregullat e përbashkëta për kontrollin e eksporteve të teknologjisë dhe pajisjeve ushtarake. Pra, bëhet fjalë për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të drejtave të njeriut.– Emëruar Komisionin për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizmit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, me këtë përbërje:

o Hysni Bardheci, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kryesues;o Xhavit Bulliqi, Zyra e Kryeministrit, anëtar; dhe

o Hasim Pacolli, Agjencia Kadastrale e Kosovës, anëtar.– Ndarë 50 mijë euro për Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, për qëllim të organizimit të aktiviteteve për ngritjen e çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës tonë çlirimtare, jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.

– Ndarë 56,760 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.– Ndarë 10 mijë euro për rimbursimin e tatimeve të ndryshme të paguara nga Fondet e Kompaktit, ashtu siç është e definuar në Marrëveshjen për Zbatimin e Programit Kompakt të Mijëvjeçarit.

– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje. Vlera e kursimeve nëpër institucione të ndryshme është 20,027,381.00 euro po aq është edhe vlera e ndarjeve.– Ndarë 6,624,701 euro për zbatimin e Masës 4.6 – Mbështetja e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

– Shpronësuar për interes publik pronat e paluajtshme për nevoja të Terminaleve Doganore: Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë.– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Republikës së Kroacisë e përfaqësuar nga Ministria e Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikave Sociale. Përmes kësaj marrëveshje qytetarëve të dy shteteve, do t’ju mundësohet lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë te drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës kontributpagues, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe të drejtën për pension nga shtylla e dytë. Qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Republikën e Kroacisë, do t’ju mundësohet, që pas arritjes të moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Republikës së Austrisë përfaqësuar nga Ministria Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit”. Ashtu sikurse me Kroacinë, përmes kësaj marrëveshje do t’ju mundësohet qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Republikën e Austrisë, që pas arritjes të moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë. Pra, do t’ju mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës) në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Austri.– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor”. Shuma për të cilën lidhet marrëveshja është 13 milionë dollarë për të asistuar në financimin e Projektit.

– Aprovuar Raportin vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2023.– Miratuar Strategjinë Shtetërore për Sport 2025-2030 dhe Planin e Veprimit 2025-2027.

– Ndarë 150 mijë euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, përkatësisht për projektin për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë rom, ashkali, egjiptian në Komunën e Ferizajt.

JU REKOMANDOJMË

Policët serbë iu vendosën gëzhojën e plumbit në veturë, axha e nipi detyrohen të paguajnë lirinë e tyre

Policët serbë iu vendosën gëzhojën e plumbit në veturë, axha e nipi detyrohen të paguajnë lirinë e tyre
06/05/2026 - 14:54

Besnik Mahaj është përballur me një situatë të papritur dhe aspak të dëshiruar, teksa po vinte të dielën në Kosovë. Bashkë me nipin e tij, ai mori rrugën...

Më shumëDetails

Haxhiu kujton Luan Haradinajn në 29-vjetorin e rënies së tij

Haxhiu kujton Luan Haradinajn në 29-vjetorin e rënies së tij
06/05/2026 - 14:52

U.D presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu ka kujtuar Heroin Luan Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar rolin e tij në luftën çlirimtare të Kosovës. “Sot...

Më shumëDetails

Irani: Kalimi në Ngushticën e Hormuzit i mundur pas ndaljes së operacionit amerikan

Irani: Kalimi në Ngushticën e Hormuzit i mundur pas ndaljes së operacionit amerikan
06/05/2026 - 14:47

Irani ka deklaruar se kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit është tashmë i mundur, pas ndaljes së operacionit ushtarak amerikan “Project Freedom”. Sipas marinës së Gardës Revolucionare...

Më shumëDetails

Këto janë “të mirat dhe të këqijat” e peticionit të dorëzuar në Hagë, sipas Tromp

Këto janë “të mirat dhe të këqijat” e peticionit të dorëzuar në Hagë, sipas Tromp
06/05/2026 - 14:34

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp ka vlerësuar se askush nuk mund ta parashikojë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve...

Më shumëDetails

Turqia rreth 4 milionë euro për FSK-në, Brahaj: Mbështetje domethënëse për mbrojtjen e Kosovës

Turqia rreth 4 milionë euro për FSK-në, Brahaj: Mbështetje domethënëse për mbrojtjen e Kosovës
06/05/2026 - 14:31

Kosova dhe Turqia kanë hedhur një tjetër hap strategjik për bashkëpunimin ushtarak. Dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje financiare ushtarake, përmes së cilës Ankaraja do të mbështesë FSK-në...

Më shumëDetails

Kurti thirrje mërgatës: Regjistrohuni për votim, bëhuni pjesë e vendimmarrjes

Kurti thirrje mërgatës: Regjistrohuni për votim, bëhuni pjesë e vendimmarrjes
06/05/2026 - 14:24

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Ai ka theksuar rëndësinë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    401 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Si e avancoi Fitore Pacolli në pozitë të arrestuarin e sotëm nga bastisja në Agjencinë Kadastrale?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Koalicioni i ri në Prishtinë, kështu deklarohet Jehona Lushaku për vendimin e Përparim Ramës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë