Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi i PZAP-së: Haxhi Avdyli “ia qet prej dorës” edhe 5 mijë e 500 euro VV-së

30/01/2025 - 16:47
në Kryesore, Lajme
A A
Vendimi i PZAP-së: Haxhi Avdyli “ia qet prej dorës” edhe 5 mijë e 500 euro VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 500 euro për shkak të disa deklaratave të kandidatit për deputet Haxhi Avdyli.

Në një vendim të PZAP, fillimisht thuhet:

“I. Pranohet e bazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, Anr.211/2025 e datës 27.01.2025, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 5,500.00 (pesëmijë pesëqind) euro.

II. Detyrohet Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, që gjobën e shqiptuar si në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”.

Paneli e ka arsyetur këtë vendim me atë se Avdyli ka shpërndarë disa deklarata në rrjetin social Facebook, duke përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse ndaj partive të tjera.

“Me datë 27.01.2025 PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me të cilën pretendon se kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) z.Haxhi Abdyli ka publikuar në rrjetin social facebook e cila vazhdon të jetë e pranishme në profilin e tij ku i njëjti, kësaj video i ka bashkangjitur tekstin shoqërues, duke përdorur gjuhë urrejtëse dhe nxitëse kundrejt partive kundërshtare. Më tutje në ankesë është theksuar, konkretisht i njëjti në këtë tekst shoqërues shkruan “Malisheva cep më cep me #qeverinëkurti3, për vazhdimin e punëve të mira për vendin, #skakthimprapa për ata që degraduan çdo gjë, e që nuk i japin shpresë këtij vendi. #AlbinKurti mbetet opsioni i vetëm për Kryeministër për 4 vitet e ardhshme. Faleminderit Malishevë që guximshëm VVendosët për #VVGUXOALTERNATIVA. #haxhiabdyli21″ dhe se i njëjti ka bërë shkelje të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, respektivisht nenit 34, paragrafi 1, nën paragrafi 1.11. Përmes ankesës parashtruesi kërkon nga PZAP që të nxjerrë vendim me të cilin do ta aprovojë si të bazuar ankesën” – thuhet në vendim.

JU REKOMANDOJMË

Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë

Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë
27/07/2026 - 18:45

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Nga atje, Mehaj ka thënë se çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por...

Më shumëDetails

Kurti e pret në Kryeministri ministrin francez, thotë se me marrëveshjet e nënshkruara po forcohen marrëdhëniet me Francën

Kurti e pret në Kryeministri ministrin francez, thotë se me marrëveshjet e nënshkruara po forcohen marrëdhëniet me Francën
27/07/2026 - 18:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim ministrin e Deleguar për Europën të Republikës Franceze, Benjamin Haddad. Duke përmendur se sot janë nënshkruar...

Më shumëDetails

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët
27/07/2026 - 18:03

Pamje të reja janë siguruar nga ngjarja që ndodhi sot në zyrat e Kuvendit, ku kreu i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj, mori dokumentin sekret e marrëveshjes me SHBA...

Më shumëDetails

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt
27/07/2026 - 17:44

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia ka nevojë për ndryshim të brendshëm në mënyrë që të rikthehet fuqishëm në skenën...

Më shumëDetails

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
27/07/2026 - 17:24

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nënshkroi sot Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh,...

Më shumëDetails

Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së

Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së
27/07/2026 - 16:42

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në”. Pasi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë