Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik

15/09/2026 - 17:30
në Lajme
A A
Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Diplomati amerikan në pension, William Walker, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për 16 shtatorin, ditën e verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së.

Ai ka thënë se po e pret me shumë ankth vendimin, që vjen pas një procesi tepër të gjatë gjykimi.

“Po pres me shumë ankth, pas një procesi shumë, shumë të gjatë. Nuk mund ta imagjinoj se si po ndihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, pas kaq shumë kohësh në paraburgim. Thjesht nuk mund ta kuptoj këtë proces. Ka zgjatur kaq shumë”, ka thënë Walker për Express.

Sipas ish-drejtuesit të misionit të Misionit Verifikues të OSBE-së, Prokuroria e Hagës e ka ndërtuar rastin e saj mbi pretendime të paqëndrueshme, duke e përshkruar UÇK’në si një ushtri të mirëorganizaur.

Walker thotë se UÇK ka qenë një organizatë me shumë komandantë të ndryshëm rajonalë.

“Mendoj se prokuroria është bazuar në disa premisa të rreme, duke e paraqitur UÇK-në si një lloj ushtrie standarde, me një zinxhir komandues që arrinte deri te këta tre burra. E di që UÇK-ja ishte shumë ndryshe nga kjo. Ishte një organizatë rajonale, me komandantë të ndryshëm rajonalë. Po pres të shoh çfarë ndodh nesër, ndoshta më mirë të më thërrisni nesër pas vendimit”, ka shtuar tutje ai.

Ai thotë se gjykata ka vepruar mbi një keqkuptim të asaj se çfarë në të vërtetë ka qenë UÇK’ja dhe sipas Walker, drejtësia s’mund të vijë nga ky proces, meqë të akuzuar ka 6 vite që po qëndrojnë në paraburgim.

“Çfarëdo qoftë aktgjykimi, mendoj se vetë procesi i hetimit dhe gjykimit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga këta tre persona është një farsë. Mendoj se gjykata ka vepruar mbi një keqkuptim të plotë të asaj se çfarë ishte UÇK-ja. Drejtësi nuk mund të vijë nga ky proces, sepse tashmë jetët e këtyre të pandehurve janë shkatërruar nga gjashtë vite paraburgim”, thekson Walker.

Walker thotë se gjithmonë ka besuar në parimin e pafajësisë derisa të ketë një vendim të prerë të gjykatës.

“Gjithmonë kam menduar se drejtësia bazohet në parimin se je i pafajshëm derisa të shpallesh fajtor dhe se nuk duhet të jesh në burg derisa të përcaktohet aktgjykimi. Jam thjesht i tronditur nga padrejtësia e gjithë këtij sistemi”, shton ish-diplomati amerikan.

Ai në fund ka thënë se s’ka ide se cili do të jetë vendimi final dhe se as njerëzit me të cilët ka biseduar, s’kjanë pasur informacione se çfarë potencialisht mund të vendos Haga. Walker thotë se shpreson që populli i Kosovës të kuptojë se procesi i Hagës në thelb është politik dhe sipas tij, ky proces e ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe se nuk ishte një proces në kërkim të drejtësisë.

“Por, pavarësisht nëse do të jetë fajësi apo pafajësi, mendoj se vetë procesi duhet dënuar. Shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se kjo ishte në thelb një proces politik, më shumë sesa një kërkim për drejtësi dhe të vërtetën.Më vjen keq jo vetëm për të pandehurit, por edhe për Kosovën, një vend kaq i ri që përpiqet t’i tregoj botës se çfarë kombi demokratik është, pas kaq shumë dekadash e vitesh trazirash dhe lufte. Populli i Kosovës i ka treguar botës se çfarë mund të bëjnë kosovarët kur u jepet mundësia, kur u jepet pavarësia. Për mua, Kosova është një mrekulli. Ky gjyq e ka dëmtuar atë imazh. Çfarëdo që të jetë rezultati, shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se ky nuk ishte në të vërtet një kërkim për drejtësi. Ishte një kërkim për të bërë një deklaratë politike nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, se ka disa barazvlera për atë që ka ndodhur.. Është shokuese për mua që ky proces ka ndodhur”, ka përfundua Walker.

JU REKOMANDOJMË

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
15/09/2026 - 18:28

Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën

Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën
15/09/2026 - 18:21

Ish-gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, ka thënë se nëse do të ekzistojë drejtësia, atëherë vendimi i Gjykatës së Hagës do të jetë “pozitiv”. Megjithatë ai thotë se nëse...

Më shumëDetails

U prit nga shumë njerëz, e puthi tokën- Momenti kur Flora Brovina u kthye në Kosovë pas burgut në Serbi

U prit nga shumë njerëz, e puthi tokën- Momenti kur Flora Brovina u kthye në Kosovë pas burgut në Serbi
15/09/2026 - 18:10

Sot u njoftua se, Flora Brovina ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e...

Më shumëDetails

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga
15/09/2026 - 17:36

Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar para pak minutave në rrjetin e saj social në Facebook. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shqiptimin e...

Më shumëDetails

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri
15/09/2026 - 17:23

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e...

Më shumëDetails

Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu

Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu
15/09/2026 - 17:11

Në Parlamentin Europian ka nisur debati për varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiqit dhe glorifikimin e krimeve të luftës në Serbi, të cilin e hapi komisionerja europiane...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë