Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veteranët dhe juristët presin aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së

30/06/2026 - 08:51
në Kryesore, Lajme
A A
Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë po hyn në fazën përfundimtare, pas një periudhe afro gjashtëvjeçare që ka përfshirë paraburgim të gjatë, seanca të shumta gjyqësore dhe një proces të ndjekur me vëmendje të lartë në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas zhvillimeve të fundit në Hagë, procesi ka hyrë në fazën e fundit pas përfundimit të dëshmive dhe paraqitjes së argumenteve përmbyllëse, ndërsa trupi gjykues tashmë është në fazën e shqyrtimit të materialit të rastit, i cili përfshin mijëra faqe dokumente dhe dëshmi të ndryshme të administruara gjatë viteve të gjykimit

Në këtë kontekst, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe njohës të çështjeve juridike kanë dhënë qëndrimet e tyre, duke e vlerësuar procesin si të stërzgjatur dhe duke shprehur pritje për një vendim që, sipas tyre, duhet të reflektojë drejtësi dhe provat e paraqitura në gjykim.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është zgjatur më shumë seç është dashur dhe se, sipas tij, faktet dhe argumentet gjatë gjithë kohës kanë qenë në anën e të akuzuarve.

Gucati ka thënë se mbajtja e tyre në paraburgim për afro gjashtë vjet është e padrejtë dhe ka shprehur bindjen se gjykata duhet të japë një vendim lirues.

“Është zgjatur e stërzgjatur procesi në Hagë. Duke i ditur faktet dhe argumentet që gjithmonë kanë qenë në anën e krerëve, afër gjashtë vite mbahen padrejtësisht krerët e UÇK-së në Hagë. Ne e dimë se çfarë kontributi kanë dhënë ata për vendin dhe popullin tonë. Besojmë dhe shpresojmë fuqishëm që ata do të kthehen në gjirin familjar dhe në rrethin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse ata luftuan për këtë popull”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka shtuar se pritjet e veteranëve dhe bashkëluftëtarëve janë që procesi të përfundojë sa më shpejt dhe ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë.

“Shpresa jonë është që drejtësia të vihet në vend dhe ky proces të marrë fund sa më parë. Familjet e tyre, bashkëluftëtarët dhe qytetarët kanë pritur gjatë për këtë moment. Ne besojmë se ata do të lirohen dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre”, është shprehur ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari,në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se me afrimin e përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë, pritjet e familjeve të dëshmorëve dhe të ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë që ish-krerët e saj të shpallen të pafajshëm. Sipas tij, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër, ndërsa çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe bie ndesh me sakrificën e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se pret që Gjykata Speciale të shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe duke vlerësuar se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të kriminalizohet.

“Gjykata Speciale është gjykatë e padrejtë. Vetë krijimi i saj ka qenë i dyshimtë për faktin se është krijuar në bazë të një raporti shpifës të Dick Martyt. Tani jemi në përfundim të gjykimit dhe ne shpresojmë shumë që ata të lirohen. Është e padrejtë nëse vendoset të dënohen, sepse lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër. Pretendimet e prokurorisë janë fyese, por ne shpresojmë që gjykata të marrë një vendim lirues”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka thënë se një vendim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të interpretohej si dënim ndaj vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nëse qoftë edhe një ditë dënohen krerët e UÇK-së, i bie që dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Edhe faktori ndërkombëtar duhet ta dijë se nëse dënohen këta, preket liria e shtetit të Kosovës. Mendoj se nuk ka forcë as vendore e as ndërkombëtare që e kriminalizon luftën tonë të pastër”, është shprehur ai.

Jashari ka thënë se lufta e UCK-së ka qenë e drejte dhe se presin lirimin e ish-krerëve të saj.

“Ne e dimë që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe shpresojmë shumë që sa më parë të lirohen krerët e UÇK-së”, ka deklaruar Jashari.

Avokati Arbër Jashari ka vlerësuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është shoqëruar me një sërë parregullsish dhe me shkelje të të drejtave të të pandehurve, veçanërisht për shkak të kohëzgjatjes së paraburgimit dhe gjykimit.

“Konsideroj që procesi në Hagë është përcjellë me shumë parregullsi dhe shkelje të të drejtave të të pandehurve, pra të katërshes së UÇK-së. Një nga padrejtësitë më të mëdha është që kemi pasur një paraburgim të stërzgjatur dhe një gjykim të stërzgjatur. Gjithsesi është mirë që ky gjykim po vjen drejt fundit”, ka deklaruar Jashari.

Sipas tij, provat e paraqitura gjatë procesit favorizojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Unë dua të besoj që gjykata do të bëjë një aktgjykim të drejtë ku do të lirohen krerët nga akuzat, kjo pasi që provat liruese janë shumë të forta dhe i mbizotërojnë të gjitha provat ku krerët akuzohen”, ka thënë ai.

Avokati Arbër Jashari ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është zgjatur përtej çdo kufiri të arsyeshëm kohor. Ai po ashtu ka thënë se kjo gjykatë ka dëshmuar që nuk ka të bëjë vetëm me drejtësi por është edhe e politizuar .

“Unë shpresoj që ky gjykim nuk do të zgjatet më tepër sepse i ka tejkaluar limitet. Kjo gjykatë ka dëshmuar që nuk kemi të bëjmë vetëm me drejtësi, është pak edhe politike si çështje”, ka deklaruar avokati Arbër Jashari./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë