Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Trepçë.
Sipas njoftimit, janë vjedhur dy trafo afo, vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro.
‘’VJEDHJE E RËNDË – Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë 01.05.2026 – 08:05. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro. Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar Policia.













