Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se zgjedhjet e reja po dominohen nga çështja e presidencës së Vjosa Osmanit, duke thënë se “e vetmja gjë e re” është kalimi i saj në LDK.Sipas Ymerit, qytetarët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë arsye për t’i besuar partive politike, për shkak të shpeshtësisë dhe absurditetit të zgjedhjeve.
“Tash kur vijnë zgjedhjet secili prej neve, pavarësisht me cilën parti jemi, ti e ke njëfarë arsye e arsyetimi pse po shkon te X partia. Tash për shkak të këtyre zgjedhjeve, shpeshtësisë të tyre, absurditetit të tyre, e ke vështirë me gjet arsyen, aq më tepër kur partitë nuk dijnë me të dhanë arsye.Në këto zgjedhje, e vetmja gjë e re që ka ndodh është që Vjosa Osmani ka kalu në LDK, që po shkojmë në zgjedhje për Presidencën e saj, ajo apet po do me u bo presidente. Dhe tash ajo po i ngreh edhe disa persona tjerë, ish deputetë të LVV”, tha Ymeri në “VV Show”.










