Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Votimi nga diaspora, kaq mijë kërkesa për regjistrim janë bërë deri më tani

09/05/2026 - 22:43
në Kryesore, Lajme
A A
Votimi nga diaspora, kaq mijë kërkesa për regjistrim janë bërë deri më tani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vazhdon edhe më tej aplikimi për regjistrimin e votuesve nga mërgata.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin se deri më tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim, nga të cilat, mbi 15 mijë tashmë janë aprovuar.

Mbi 1 mijë e 600 kërkesa janë refuzuar, ndërsa rreth 12 mijë janë në proces të pritjes për shqyrtim.

Nga 15.227 aplikime të aprovuara, 3809 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 405 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe mbi 11 mijë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim jashtë Kosovës.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi të vetme ose në koalicion.

Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

Dhe, derisa pjesë e garës do të jetë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të garojë në një listë me ish-partinë e vet, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Partia Socialdemokrate (PSD) e përbërë kryesisht nga anëtarë të dikurshëm Vetëvendosjes, do të mungojë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt dhe AKR e ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025.

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje
1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës.

Koalicionet: 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); (2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

JU REKOMANDOJMË

Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar

Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar
09/05/2026 - 22:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke shkruar në ditën e Evropës, ka thënë se, Bashkimi Evropian është lindur mbi rrënojat e luftës së dytë botërore, dhe se, çelësi...

Më shumëDetails

Kërkesa e Limajt për të garuar me PDK, Stavileci e Berisha bëjnë thirrje që t’i pranohet: Pjekuri politike, unitet me diversitet

Kërkesa e Limajt për të garuar me PDK, Stavileci e Berisha bëjnë thirrje që t’i pranohet: Pjekuri politike, unitet me diversitet
09/05/2026 - 22:24

Blerand Stavileci, dhe, Hisen Berisha, nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë bërë thirrje për bashkimin e PDK’së, në kohën kur Fatmir Limaj dhe partia që ai udhëheq, NISMA,...

Më shumëDetails

Pistoletë, 3 karikatorë e 46 fishekë-Ja çka gjeti policia në shtëpinë e ish-kryeshefit të ‘Prishtina Parking’

Pistoletë, 3 karikatorë e 46 fishekë-Ja çka gjeti policia në shtëpinë e ish-kryeshefit të ‘Prishtina Parking’
09/05/2026 - 22:17

Në shtëpinë e ish-kryeshefit të ndërmarrjes ‘Prishtina Parking’, Liridon Restelicës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë ‘Sig Sauer P320’, tre karikatorë dhe 46 fishekë. Lidhur...

Më shumëDetails

Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë ‘patriotizëm’, në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët

Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë ‘patriotizëm’, në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët
09/05/2026 - 21:51

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në kongresin e VLEN’it në RMV, ku është parë përkrah me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski. Ndaj kësaj ka reaguar...

Më shumëDetails

Ardiana Matoshi ironizon rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK: I tradhtove 51% për 13%

Ardiana Matoshi ironizon rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK: I tradhtove 51% për 13%
09/05/2026 - 21:39

Ish deputetja Adriana Matoshi ka ironizuar rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK, duke i thënë i tradhtove 51% për m’i ngu 13%. “Pra i tradhtove 51%, per m’i...

Më shumëDetails

Çudit Fatmir Limaj, sipas tij kaq vota do t’i shtoheshin PDK-së nëse garon së bashku me Nismën në zgjedhjet e 7 qeshorit

Çudit Fatmir Limaj, sipas tij kaq vota do t’i shtoheshin PDK-së nëse garon së bashku me Nismën në zgjedhjet e 7 qeshorit
09/05/2026 - 21:32

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, dje i ka dërguar letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës, nëpërmjet së cilës ka kërkuar që të garojnë së bashku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë