Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, transmeton Gazeta Online Veriu.info
Ndër të suspenduarit është edhe togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, për të cilin është publikuar një audioincizim të një bisede që ai kishte zhvilluar me Arlinda Zekajn.
Aty, Muqolli ndër të tjerash i kishte thënë viktimës, se ‘’nuk e ka obligim të merret me të’’.
Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt














