Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV thotë se ankesën për votat me postë e bënë brenda afatit: PZAP-ja po i ikën rivotimit

09/03/2025 - 22:17
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
VV thotë se ankesën për votat me postë e bënë brenda afatit: PZAP-ja po i ikën rivotimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Narrativën e vet mbi “sovranitetin e plotë” dhe sloganin patriotik “cep më cep” ia rrëzoi vetes në tërësi sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në optikën kritike të gazetarëve Berat Buzhala dhe Lirim Mehmetaj, pas akuzave për një ndërhyrje masive nga Serbia në procesin zgjedhor – një akuzë e bërë një muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një konferencë për media të mbajtur të dielën, kryeministri Albin Kurti akuzoi Serbinë se kishte ndikuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, duke kanalizuar mbështetje të paligjshme për Listën Serbe.

“Vetë presidenti i Serbisë ka nxitur çdo aktor shtetëror dhe joshtetëror serb të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi Millan Radoiciq, apo njeriu i cili ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë”, tha Kurti.

Kjo shënoi dorëzimin publik të Kurtit nga pretendimet për ‘çlirimin e serbëve nga shantazhet e kërcënimet’. Pikërisht në këtë kontekst, gazetarët Buzhala dhe Mehmetaj ekspozuan kundërthëniet kundërthëniet e liderit të ekzekutivit.

Mehmetaj kujtoi faktin se Vetëvendosja e kishte mundësinë ta largonte Listën Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit duke e shpallur organizatë terroriste.

“Ka ekzistuar një mundësi një mënyrë qysh kanë mujtë VV-ja ka mujtë me largu Listën Serbe prej mundesisë me marrë pjesë në zgjedhje – dil dhe shpallë organizatë terroriste. A ke thanë që akterët e Listës Serbe janë të përfshirë në sulme terroristë në Kosove? Dil shpalle!” – tha ai.

Në dritën e një inkonsistence të tillë në qëndrime, në leximin e Mehmetaj, deklarimet e Kurtit shpërfaqin një tentim “mashtrimi të pastër.”

Gazetari Buzhala, nga ana tjetër, kujtoi se qeveria e Kosovës kishte pritur një muaj pas zgjedhjeve për të ngritur një akuzë, duke shtuar se reagimi ishte më shumë një tentativë për të justifikuar rezultatin.

Mehmetaj dhe Buzhala ndërlidhen gjithashtu disa nga veprimet e Kurtit me votat e disaporës, veprim i cili ia delegjitimon akuzat ndaj Serbisë.

“Një njeri që solli diasporën për të votuar në Kosovë, tani akuzon Beogradin për të njëjtën gjë.” tha Buzhala.

Mehmetaj kujtoi madje edhe sloganin e zgjedhjeve “Cep më Cep” vetëm një muaj më parë. “Si ndodhi që Serbia paska ndikuar në çdo votë, kur sipas teje, Kosova është më sovrane se kurrë?”

Kurti akuzoi Serbinë për “të paktën dhjetë metoda” ndikimi: joshje financiare, kërcënim i humbjes së përfitimeve financiare, shantazh e presion etj.

JU REKOMANDOJMË

Veterani Haxhiu kritikon heshtjen e shoqatave të UÇK-së, kërkon rifreskim dhe ndryshim brenda tyre

Veterani Haxhiu kritikon heshtjen e shoqatave të UÇK-së, kërkon rifreskim dhe ndryshim brenda tyre
02/11/2026 - 23:06

Veterani i UÇK-së, Agron Haxhiu, përmes një reagimi publik ka kërkuar përgjegjësi nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për heshtjen dhe pasivitetin, sidomos ndaj dënimit të...

Më shumëDetails

Reagon Geci: Për 12 ditë sa isha në burg kundër meje ishin tubu UDB-shat, ShIK-u, PDK-ja, LVV-ja dhe “langarecat e ShIK-ut brenda LDK-së”

Reagon Geci: Për 12 ditë sa isha në burg kundër meje ishin tubu UDB-shat, ShIK-u, PDK-ja, LVV-ja dhe “langarecat e ShIK-ut brenda LDK-së”
02/11/2026 - 22:47

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një deklarimi të dërguar në redaksinë e Veriu.info ka reaguar në lidhje me deklarimet publike të bëra ndaj tij sa ka...

Më shumëDetails

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

02/11/2026 - 22:40

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë edhe pasuritë që mund të jenë kaluar te...

Më shumëDetails

Reagon Veliaj: Rama me kërcënim më kërkoj t’ia delegoj bashkinë Arbër Hajdarit (dhëndrrit të Blerim Devollit), ose 100-vjet burg…

Reagon Veliaj: Rama me kërcënim më kërkoj t’ia delegoj bashkinë Arbër Hajdarit (dhëndrrit të Blerim Devollit), ose 100-vjet burg…
02/11/2026 - 22:37

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, duke publikuar një letër që, sipas tij, përmban të vërtetën e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e kishte...

Më shumëDetails

Olluri kritikon Sveçlën: Policia s’ka kapela për diplomimin e policëve të rinj, jep dorëheqje – je dështak

Fushata e Sveçlës e Kurtit me emrin e policit Afrim Bunjaku, Olluri: Turpshëm, e lanë pa rrogë e çizme sa ishte gjallë
02/11/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar ministrin Xhelal Sveçla lidhur me mungesën e uniformave dhe kapelave për policët e rinj në ceremoninë e diplomimit. Duke folur në emisionin “Pressing”,...

Më shumëDetails

Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë

Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë
02/11/2026 - 22:07

Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se opozita në Kosovë nuk ka arritur të përfitojë politikisht nga rënia e përqindjes së mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke theksuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    348 Shpërndaje
    Shpërndaje 139 Tweet 87
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë