Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Washington Post”: ShBA-ja ngrin të gjitha fondet për forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez

20/02/2025 - 09:22
në Kryesore, Lajme
A A
“Nëse je i dobët, ai të ha. Dhe nëse nuk negocion, ai të vret”, ish-kryeministri i Luksemburgut këshillon si të shihet Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ua ka ngrirë të gjitha fondet forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez si pjesë e ngrirjes globale të asistencës së jashtme, sipas zyrtarëve amerikanë dhe palestinezë.

Ngrirja e fondeve bëhet në një kohë kritike për Autoritetin Palestinez, përderisa ai po ballafaqohet me vështirësi për ta mbajtur pushtetin në disa pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe po mundohet që ta sigurojë qeverisjen e Rripit të Gazës pas luftës, raporton gazeta “The Washington Post”.

Uashingtoni së pari i kishte ndalur ndihmat e drejtpërdrejta për Autoritetin Palestinez gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, por vazhdoi që t’i financonte trajnimin dhe reformimin e forcave të sigurisë.

Ushtrimet dhe kurset menaxhohen përmes Zyrës së Bashkërendimit të Sigurisë me seli në Jerusalem, e njohur më parë si Bashkërenduesi i ShBA-së për Sigurinë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez – që përbëhet nga një grup shtetesh.

Zëdhënësi i forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez, Anwar Rajab, i tha gazetës “The Washington Post” se Shtetet e Bashkuara konsideroheshin si “donatore e madhe për projektet e Autoritetit Palestinez”, ku përfshihej trajnimi për forcat e sigurisë.

Një ish-zyrtar izraelit i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez “nuk janë prekur në një mënyrë domethënëse” nga kjo ngrirje dhe se “donatorë të tjerë janë zotuar për ta plotësuar mungesën”./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Haliti: Presidenti mund të jetë nga PDK-ja edhe nëse nuk ka koalicion me Vetëvendosjen

Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
24/07/2026 - 19:52

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar në emisionin “DPT te Fidani” se presidenti i ardhshëm mund të jetë i propozuar nga...

Më shumëDetails

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë temë kryesore në takimin e Kurtit dhe Sorensenit që ka zbarkuar në Prishtinë, ZKM lëshon komunikatë

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë temë kryesore në takimin e Kurtit dhe Sorensenit që ka zbarkuar në Prishtinë, ZKM lëshon komunikatë
24/07/2026 - 19:39

Zyra për media e kryeministrisë ka njoftuar se në Prishtinë po qëndron emisari i BE-së, Peter Sorensen. Sorensen është takuar me Kurtin në Qeveri dhe ndër të tjera...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë nuk është problem, nuk parashoh bllokadë

Kë do ta ftojë lideri i VV-së për koalicion derisa po i ecin ditët, Kusari: Kurti flet vetë, zgjedhjet janë opsioni më i mirë
24/07/2026 - 19:28

Ministrja Mimoza Kusari-Lila në një intervistë në EURO n’T7 ka folur edhe për konstituimin e institucioneve të vendit të dala nga zgjedhjet e fundit. Sipas saj, vendi ka...

Më shumëDetails

Berat Buzhala denoncon Lule Gjelin, ai është Taulanti

Berat Buzhala denoncon Lule Gjelin, ai është Taulanti
24/07/2026 - 19:01

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një fotografi të një personi, që sipas tij, përdor emrin e rrejshëm të Lule Gjeli dhe shkruan vazhdimisht kundër Buzhalës. Buzhala ka thënë...

Më shumëDetails

Valdete Daka: Për t’i shmangur zgjedhjet e reja, Albin Kurti duhet t’ia japë Presidentin opozitës

Daka: Rama po i ‘tregon dhëmbët’, guxon me iu kundërvu VV-së
24/07/2026 - 18:51

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për situatën politike në vend dhe për përpjekjet e partive politike për arritjen e...

Më shumëDetails

Molliqaj mirëpret dënimin e Shpend Ahmetit: Rroftë aktivizmi, poshtë oportunizmi

Molliqaj mirëpret dënimin e Shpend Ahmetit: Rroftë aktivizmi, poshtë oportunizmi
24/07/2026 - 18:11

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e ish kryetarit Shpend Ahmeti. Molliqaj përmes një reagimi në Facebook ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

    Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë