Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhaviti Haliti demanton “të painformuarit”: S’kishte plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë

17/06/2024 - 17:28
në Kryesore, Lajme
A A
Deklarimet për Rugovën e UÇK’në, Xhavit Haliti i përgjigjet Lumir Abdixhikut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhavit Haliti, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka publikuar një shkrim, përmes së cilit tha se do t’i demantojë “të painformuarit të cilët po spekulojnë se gjoja paska pasur kurth për ta vrarë Ibrahim Rugovën”.Haliti tha se po paraqet “disa fakte” se “s’kishte plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë”.

Ai shkroi se pas kthimit të delegacionit të Kosovës nga Konferenca e Rambujesë më 1999, “Rugova në Aeroportin e Rinasit nuk e ka pasur asnjë shqetësim”.

Shkrimi i plotë:

S’kishte plan për vrasjen e Rugovës në TiranëKjo është e vërteta lidhur me uljen e aeroplanit në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujes (Parisit).

Po i paraqes publikisht disa fakte për t’i demantuar të painformuarit të cilët po spekulojnë se gjoja paska pasur kurth për ta vrarë Ibrahim Rugovën.Pas përfundimit të Konferencës së Rambujes dhe nënshkrimit të marrëveshjes në Paris, delegacioni i Kosovës po bëhej gati të kthehej në Kosovë, por siç na u komunikua nga ndërmjetësuesit, aterimi i aeroplanit me të cilin do të udhëtonim nuk do të lejohej në Aeroportin e Prishtinës.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë ishin të shqetësuar.Me propozimin tonë, pra të delegacionit të Kosovës u vendos që aeroplani ushtarak të ateronte në Tiranë dhe në Shkup.

Ata që donin të ndalojnë në Tiranë, do të zbrisnin në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, kurse ata që donin të rrinin në Shkup apo të udhëtonin për në Kosovë do të zbrisnin në Aeroportin e Shkupit.Anëtarët e delegacionit nga UÇK-ja vendosën të ndalen në Tiranë dhe disa pas dy apo tri ditësh nëpërmjet rrugëve tokësore u futën në Kosovë.

Para se të nisej aeroplani u lidha nëpërmjet telefonit me presidentin Rexhep Mejdani.I tregova se do të zbrisnim në Tiranë dhe i propozova që si president do të ishte mirë ta priste delegacionin e Kosovën në Aeroportin e Rinasit.

Gjatë bisedës hezitoi për shkaqe protokolli, por kur zbritëm, presidenti Mejdani ishte duke na pritur.I gjithë delegacioni zbriti nga aeroplani, në përjashtim të Rugovës.

Pasi u vendosëm në sallën VIP të Aeroportit të Rinasit, ambasadori francez me disa nga stafi i Mejdanit shkuan dhe e sollën Rugovën në sallën ku ishim.Kamarieri më pas i solli pijet …

Rugova duket në disponim të mirë. Mbase, edhe për arsye se pas prishjes me Sali Berishën, për katër vite nuk kishte qëndruar në Tiranë.Takimi ishte shumë i hapur dhe vëllezëror.

Rugova u zotua se shumë shpejt zyrtarisht do ta vizitonte Tiranën.Pas bisedave ndërmjet Mejdanit dhe Rugovës, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit të Kosovës dhe pasi pushuam pak, Rugova me një pjesë të delegacionit u nisën për në Shkup.

E nga Shkupi se si kanë hyrë në Kosovë nuk jam në dijeni, por Rugova në Aeroportin e Rinasit nuk e ka pasur asnjë shqetësim.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
24/08/2026 - 10:32

Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij mbrëmë rreth orës 00:17. Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit
24/08/2026 - 09:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës, ku një grua e re humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda shtëpisë së saj....

Më shumëDetails

Murati: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, hakmarrje për lirinë e Kosovës

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
24/08/2026 - 09:43

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

QKUK jep detaje për viktimën dhe të plagosurin në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare humbi jetën, burri 26-vjeçar në gjendje të rëndë

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
24/08/2026 - 09:31

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për dy personat që u dërguan për trajtim pas plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sipas...

Më shumëDetails

Me këtë çmim pritet të shitet nafta sot

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
24/08/2026 - 09:15

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), litri...

Më shumëDetails

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë
24/08/2026 - 09:08

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur sot para Qeverisë së Kosovës, teksa po vazhdon aksioni i tyre duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Ai ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë