Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka komentuar reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, në lidhje me komentet për Urën e Ibrit.
Stano të shtunën ka thënë se çështja e Urës së Ibrit është shpërthyese, teksa Bajqinovci ka thënë se kjo deklaratë nuk qëndron, duke shtuar se politikat e BE-së dhe ish-qeveritë e Kosovës, e kanë shndërruar veriun si çerdhe të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Mirëpo ish-deputeti Berisha ka thënë se gjuha e Bajqinovcit lë dilemë për çrregullimin psikiatrik të tij.
“Reagimi i Mefail Bajqinovcit në deklaratën e Zëdhënësit të Komisionit të BE-së Peter Stano dhe gjuha që e përdorën jo vetëm në këtë rastë, të lë në dilem të madhe për çrregullim psikiatrik të tij. Kush i liroj këta tipa nga Instituti Special në Shtime për me përfundu në Kuvend e Kosovës si deputet!?”, ka shkruar Berisha në Facebook.











