Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale

11/09/2026 - 22:00
në Lajme
A A
Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Yll Zekaj, në emisionin “Tempus”, tha se në çdo proces penal aktakuza nënkupton përmbylljen e hetimit dhe krijimin e transparencës për të akuzuarit dhe mbrojtjen lidhur me provat me të cilat do të përballen.

“Në çdo proces penal, aktakuza nënkupton përmbylljen e një hetimi dhe më pas transparencën se me çka do të përballen të akuzuarit dhe mbrojtja, për t’u ballafaquar me ato prova që janë pjesë e asaj aktakuze”, tha Zekaj.

Sipas tij, në Dhomat e Specializuara ka ndodhur e kundërta, pasi edhe pas ngritjes së aktakuzave kanë vazhduar bastisjet dhe mbledhja e provave.

“Këtu te ne, në Dhomat e Specializuara ndodhi diçka krejt kundër, diçka që nuk është parë në shtete tjera të Unionit Evropian, e as në sistemin gjyqësor të Kosovës, në bazë të ligjeve të Kosovës që është dalë edhe kjo gjykatë apo këto dhoma të specializuara”, tha ai.

Zekaj tha se kjo situatë ka krijuar pasiguri të plotë juridike për të akuzuarit dhe mbrojtësit, në përgatitjen e tyre për t’iu kundërvënë aktakuzës.

“Domethënë, edhe pas ngritjes së aktakuzave vazhduan bastisjet, vazhduan mbledhjet e provave, domethënë që ishte një pasiguri e plotë juridike për akuzën dhe për mbrojtësit që të përgatiten dhe t’i kundërvihen kësaj aktakuze”, tha Zekaj.

Duke folur për parimin e barazisë së armëve, ai tha se mbrojtja ka qenë në një situatë shumë të vështirë, për shkak se të akuzuarit po mbahen në paraburgim tash e gjashtë vjet.

“Tani, kur flasim për barazinë e armëve, mbrojtja ishte në një situatë shumë të vështirë për shkak se kishin të akuzuar që mbaheshin në paraburgim për tani gjashtë vite”, tha ai.

Sipas Zekajt, kur një i akuzuar ndodhet në paraburgim, mbrojtja përballet me dilemën nëse duhet të kërkojë proces më të shpejtë apo të jetë më konsistente në mbledhjen e provave.

“Kur ti ke klient apo të akuzuar në paraburgim, ti je në mes të dy zjarreve: të kërkosh një proces të përshpejtuar për shkak që të arrish që këta persona të shkojnë në gjykim dhe të shfajësohen për ato pjesë të aktakuzës, apo të jesh më konsistent në mbledhjen e provave”, tha Zekaj.

Ai tha se mbrojtja është ballafaquar edhe me këtë segment, duke shtuar se ka qenë në interes të saj që procesi të përfundojë sa më shpejt, me qëllim lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi.

“Ka qenë edhe në interes të tyre që sa më shpejt me përfundu ky proces, me qëllim që të lirohen nga ky paraburgim që është shndërruar në dënim, jo në masë për sigurimin e të pandehurit në procedurë, qysh është edhe vetë roli i kësaj mase të paraburgimit”, tha Zekaj.

JU REKOMANDOJMË

Marshi për Liri – Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë

Marshi për Liri – Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë
11/09/2026 - 21:44

Organizatorja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se marshi i madh për liri, që pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë, synon të...

Më shumëDetails

Ndërron jetë një person në Malishevë pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
11/09/2026 - 21:20

Një person ka humbur jetën në Ngucat të Malishevës derisa ishte duke punuar. Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës tha se viktima dyshohet se ka...

Më shumëDetails

Bajraktari: Akuzat e Prokurorisë në Hagë nuk kanë arritur të provohen

Bajraktari: Akuzat e Prokurorisë në Hagë nuk kanë arritur të provohen
11/09/2026 - 21:18

I ftuar në emisionin Tempus në T7, avokati Ardian Bajraktari tha se akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë arritur...

Më shumëDetails

Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës
11/09/2026 - 20:57

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se pas intervistimit të tij në vitin...

Më shumëDetails

Lladrovci: “Zjarri i Lirisë”, në Kleçkën heroike, është zjarr që buron nga zemra e çlirimtarëve, nga zona e qëndresës

Lladrovci: “Zjarri i Lirisë”, në Kleçkën heroike, është zjarr që buron nga zemra e çlirimtarëve, nga zona e qëndresës
11/09/2026 - 20:51

Në Kleçkë, në prani të qytetarëve të shumtë, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të UÇK-së, Ramiz Lladrovci së bashku me personalitete të kësaj ane, mori pjesë në...

Më shumëDetails

Bashkësia Islame e Kosovës del me një thirrje për Marshin e 12 shtatorit në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës del me një thirrje për Marshin e 12 shtatorit në Prishtinë
11/09/2026 - 20:44

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë