Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët

10/09/2026 - 21:39
në Lajme
A A
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Zonën Operative të Karadakut, zonën e shtatë dhe të fundit, është përmbyllur aktiviteti “Zjarri i Lirisë”, i cili gjatë ditëve të fundit ka bashkuar shtatë zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të Karadakut u bashkuan për të përcjellë mesazhin e njëjtë që është dëgjuar nga të gjitha zonat operative: lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe historia e saj duhet të mbrohet me dinjitet.

Nga Karadaku u kërkua drejtësi dhe liri për çlirimtarët që ndodhen në Hagë, ndërsa u ritheksua nderimi për sakrificën dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Me Karadakun përmbyllet rrugëtimi i “Zjarrit të Lirisë” nëpër shtatë zonat operative të UÇK-së – një aktivitet që bashkoi bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë rreth kujtesës, solidaritetit dhe kërkesës për drejtësi.

Shtatë zona. Shtatë zjarre. Një luftë. Një histori. Një kërkesë për drejtësi.

Nga Karadaku, mesazhi përmbyllës është i qartë:

Liri për çlirimtarët. Nderim për UÇK-në.

Tash, të gjitha rrugët çojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Më 12 shtator, marshojmë bashkë. Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: s’kemi vr@ sa është dasht me vr@

Aktakuzë ndaj Faton Klinakut për shkak të deklaratës së tij për Kurtin
10/09/2026 - 21:33

Veterani i luftës, Faton Klinaku, ka folur për përgjegjësinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mënyrën se si është zhvilluar lufta në terren. Duke folur në Politiko,...

Më shumëDetails

Haziri: Deklarata e Listës Serbe u përdor si pretekst i VV-së për bllokimin e procesit, LDK-ja nuk tërhiqet nga Shala

Haziri reagon pas protestës kundër Gjykatës Speciale
10/09/2026 - 21:17

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku nuk u arrit të votohej për nënkryetarët e propozuar nga LDK-ja...

Më shumëDetails

Azemi akuzon Ramën: 4.5 hektarë apo 45,000 m² të Tulltores, po vidhen nesër nga Përparim “hajni”

Azemi akuzon Ramën: 4.5 hektarë apo 45,000 m² të Tulltores, po vidhen nesër nga Përparim “hajni”
10/09/2026 - 21:00

Deputeti i LVV-së, Egzon Azemi ka ngritur alarmin rreth kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për projektin e tij i cili sipas Azemit kjo pronë po i jepet për...

Më shumëDetails

Gashi e përsërit qëndrimin kundër Sejdiut: Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
10/09/2026 - 20:30

Presidenti duhet të jetë përfaqësues i Republikës, ruajtës i aleancave, balancues i pushteteve, garantues i Kushtetutës dhe Komandant i Përgjithshëm. Kështu është shprehur Arben Gashi përmes një postimi...

Më shumëDetails

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë
10/09/2026 - 20:20

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te momenti që po pritet me ankth të madh, shpallja e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Më shumëDetails

Krasniqi bën thirrje për bashkim: Më 12 shtator të dalim në marsh, mbështetje morale u kemi borxh

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
10/09/2026 - 20:04

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet shoqëror, duke u kërkuar qytetarëve që më 12 shtator të marrin pjesë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë