Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e Kurtit ia kthen letrën Gjykatës: Prokuroria ka motive politike, jam i gatshëm të dëshmoj në zyrën time

28/02/2025 - 13:51
në Kryesore, Lajme
A A
Zyra e Kurtit ia kthen letrën Gjykatës: Prokuroria ka motive politike, jam i gatshëm të dëshmoj në zyrën time
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka kthyer letrën Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo pasi Prokuroria Speciale kishte kërkuar nga Gjykata që ta urdhërojë Kurtin që të shkojë dhe të dëshmojë.

Në letrën e gjatë që e ka publikuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thuhet se Kurti nuk e ka refuzuar asnjëherë ftesën.

Madje, sipas përgjigjes së Kurtit, ai është i gatshëm të dëshmojë, por në zyrën e tij.

Kurti edhe në këtë letër, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se ka motive politike, e jo ligjore. Më tutje, ai ka përmendur edhe shembuj në Amerikë, ku presidentët janë intervistuar në zyret e tyre.

Letra pa ndërhyrje:

Përgjigjja e plotë e Zyrës së Kryeministrit ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë:

I nderuari gjyqtar Kurtaj,

Me respekt dhe seriozitetin që i takon një procesi të tillë, në emër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Zyra e Kryeministrit dëshiron të shprehë qartë dhe pa ekuivoke pozicionin e Kryeministrit lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale dhe Njoftimin e Gjykatës mbi dëshminë e kërkuar nga Kryeministri për çështjen e rezervave shtetërore.

Ju lutemi për vëmendjen tuaj mbi faktin që Kryeministri i Republikës së Kosovës kurrë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë. Kjo gjë është bërë e qartë përmes letrave të cilat Zyra e Kryeministrit ia ka dërguar Prokurorisë si përgjigje mbi ftesën e tyre për paraqitje. Për më tepër, Zyra e Kryeministrit ka dhënë më shumë se dy alternativa mbi datat dhe kohën e intervistimit, ashtu që të tregojë gatishmërinë e tij për t’u përgjigjur në çdo pyetje që cilido prokuror apo zyrtar përgjegjës mund të kërkojë lidhur me çfarëdo çështje mbi të cilën Kryeministri ka dijeni e është e ndërlidhur me punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, duke marrë parasysh rrethanat specifike të rastit dhe pozitën institucionale që ai mban, Kryeministri ka kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrat e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë në raste të ngjashme në Kosovë e edhe më gjerë. Prokuroria nuk është përgjigjur në asnjë propozim të Zyrës së Kryeministrit, rrjedhimisht nuk ka dhënë asnjë arsye pse e ka të pamundur të intervistojë Kryeministrin në datat dhe ambientin e propozuar. Kjo tregon një mungesë të qartë të vullnetit për të mundësuar një dëshmi që, sipas pretendimeve të Prokurorisë, është e domosdoshme për të kryer hetimet në çështjen në fjalë. Po të kishte vullnet për ta intervistuar Kryeministrin, intervista e tillë do të ishte kryer muaj më parë, me një prej datave të propozuara nga vetë Zyra e Kryeministrit.

Së dyti, ky qëndrim nuk është as një shmangie nga procesi dhe as një tentim për të kërkuar një trajtim të veçantë. Ai bazohet në disa faktorë të qenësishëm, duke përshirë:

1. Pikëpamja institucionale dhe respekti për pozitën e Kryeministrit – Kryeministri i vendit është përfaqësuesi më i lartë ekzekutiv i shtetit. Për këtë arsye, orari i tij duhet marrë parasysh, për aq më tepër angazhimi i vazhdueshëm institucional e edhe në terren. Kryeministri është kryeshërbëtori ndaj qytetarëve të vendit dhe agjenda e tij është e ngjeshur. Për më tepër, kërkojmë nga Gjykata e nderuar vëmendje mbi faktin që Kryeministri ftohet për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore të hetuar, siç është paraqitur, nga Prokuroria Speciale e lidhur me të cilin Gjykata Supreme ka hedhur poshtë çdo pretendim për vepër penale të ushtruar përmes keqpërdorimit të autoritetit zyrtar apo tjetër.

2. Precedentët e krijuar – Ka raste të dokumentuara në Kosovë por edhe më gjerë (psh ish kryeministri i Francës Jacques Chirac apo ish Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton), ku zyrtarë të lartë institucionalë janë intervistuar në ambientet e tyre dhe jo në Prokurori. Mohimi i këtij fakti nga Prokuroria nuk e ndryshon realitetin dhe as nuk mund ta ndalë aplikimin e një praktike që ka ekzistuar dhe mund të zbatohet përsëri. Publiku ka qenë i informuar mirë lidhur me largimin me dhunë të prokurorëve nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga kryeministra që kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi në kundërshtim me çdo normë ligjore. Por duket që fuqia e tyre përballë Prokurorisë i ka zmbrapsur të njëjtit. Kryeministri Kurti, përtej qëndrimeve të tij të fuqishme e publike mbi korrupsionin e krimin ekzistues rreth Prokurorisë Speciale, nuk ka refuzuar të përballet me përgjegjësitë institucionale dhe ka pranuar të dëshmojë. Në shenjë respekti ndaj vetes në radhë të parë e pastaj edhe Kryeministrit, për qëllim të marrjes së informacionit të nevojshëm brenda hetimit që ka hapur, Prokuroria Speciale është e mirëseardhur çdo herë në Zyren e Kryeministrit dhe çdo ministri, agjenci apo trup tjetër të Qeverisë.

3. Natyra politike e ftesës – Ka dyshime të forta që kjo thirrje nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik. Prokuroria për vite me radhë ka dështuar në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe në vend të adresimit të këtyre problemeve, po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër Kryeministrit. Një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i Kryeministrit kundër propozimit për emërim të z. Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit. Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar. Andaj, për qëllim të kthimit të besimit të publikut në institucionet e pavarura e të paanshme të drejtësisë, ashtu si dëshiron ta shohë çdo qytetar i Republikës së Kosovës e edhe Kryeministri Kurti, Gjykata e nderuar duhet të shqyrtojë çdo detaj të ndërlidhur me ftesën e Prokurorisë dhe të veprojë duke u bazuar në rrethanat e rastit, qysh e kërkon legjislacioni në fuqi dhe gjykimi i paanshëm i një gjyqtari të drejtë. Prandaj, për të shmangur manipulimet politike dhe spekulimet e panevojshme, Kryeministri ka kërkuar një format të qartë dhe të drejtpërdrejtë të bashkëpunimit.

4. Qeverisja e deritanishme dhe angazhimi për sundimin e ligjit – Kjo është Qeveria që ka luftuar korrupsionin, siç dëshmohet nga gjendja në terren por edhe nga institucionet e organizatat kredibile si Transparency International apo World Justice Project. Pavarësia e sistemit të drejtësisë ka shkuar vetëm duke u rritur, për shkak që nuk ka ndërhyrje politike nga ana e kësaj Qeverie në gjyqësor e ashtu edhe në asnjë institucion tjetër të drejtësisë që i takon publikes dhe qytetarëve të vendit. Për herë të parë në Kosovë po ndodh që zyrtarë të nivelit të lartë të ndjekin rrugën e drejtësisë dhe askush nuk ka imunitet nga ligji. Por kjo nuk do të thotë se do ne do të pranojmë instrumentalizimin politik të drejtësisë nga ata që nuk duan një sistem të pavarur e të paanshëm.

5. Së fundmi, por jo edhe nga rëndësia, duhet theksuar faktin që intervistimi nga Prokuroria mund të bëhej që në muajin dhjetor të vitit 2024, kur është bërë ftesa. Megjithatë, Prokuroria ka zgjedhur që, në vend të efikasitetit të humb kohë në dëm të përfundimit të procedurës së hetimit, të prolongojë çdo veprim e të mbetet pa përfundime të rëndësishme për publikun, vetëm për të arritur projeksionet politike, të dëmshme e të pafalshme për një sistem të pavarur të drejtësisë.

Duke marrë parasysh sa më sipër, Zyra e Kryeministrit thekson edhe njëherë që Kryeministri ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij. Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Në dritë të kësaj, me respekt kërkojmë nga Gjykata që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit.

Ju faleminderit.

JU REKOMANDOJMË

Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK: Nuk jemi parti e re me na mashtru kushdo që çohet në mëngjes

Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK: Nuk jemi parti e re me na mashtru kushdo që çohet në mëngjes
23/07/2026 - 09:39

Sekretari për mërgatë në Lidhjen Demokratike, Sokol Haliti ka mohuar se nisma për Kuvend të jashtëzakonshme dhe shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku ka ardhur nga partitë...

Më shumëDetails

S’ka të ndalur rritja e çmimit të naftës në Kosovë

S’ka të ndalur rritja e çmimit të naftës në Kosovë
23/07/2026 - 09:19

Ministria ka publikuar çmimin tavan të derivateve të naftës për ditën e sotme. Nafta sërish është shtrenjtuar për një cent. Kësisoj një litër naftë është 1.68. Ndërsa benzina...

Më shumëDetails

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
23/07/2026 - 09:09

Gjykata Speciale njofton se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar paraprakisht datat 17–19 gusht për mbajtjen e seancave gjyqësore. “Sikurse është...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë
23/07/2026 - 08:38

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata deri në këto momente. Sipas të dhënave të përditësuara, në shumicën e pikave kufitare pritjet për...

Më shumëDetails

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
23/07/2026 - 08:02

ShBA-të dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje historike që thuhet se do t’i lejojë mbretërisë së Gjirit të zhvillojë një program bërthamor civil. Marrëveshja përshkruhet si një...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!
23/07/2026 - 07:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Nga ky aksident një grua ka mbetur e vdekur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë