Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas kthimit të tij në organin Legjislativ nga Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
“E kemi pranuar me shkrim nga Presidentja, të hënën do të veprojmë në përputhje me përgjegjësi, por poashtu ju e dini qe kjo çështje do të trajtohet në Komisionin për Legjislacion. Kuvendi do të vendosë, do të ketë ligj apo nuk do të ketë ligj” tha Haxhiu për media.
Megjithatë, Kryetarja ka thënë sot se ai Ligj nuk mund të ndryshohet e as të amandamentohet, bazuar në një vendim të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk ka hapësira për të bërë ndryshime ligjore ose amandamente të tjera, sepse këtë çështje e ka sqaruar tashmë Gjykata Kushtetuese në një Aktgjykim të mëhershëm”, tha ajo.














