Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë mandatit të tyre qeverisës është më shumë se dyfishuar numri i ushtarëve të rinj të rekrutuar.
Ai ka bërë të ditur se me grupin e radhës që do të nisë trajnimin, do të arrihet objektivi i planifikuar i personelit për vitin 2028, dy vjet para afatit të paraparë.
Maqedonci ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është trefishuar buxheti i mbrojtjes, duke kaluar 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, si dhe është katërfishuar numri i ushtarakëve të trajnuar jashtë vendit.
Ai ka shtuar se investimet në personel, armatim, pajisje dhe përgatitje profesionale mbeten prioritet për forcimin e sigurisë së vendit dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


















