Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

4 ditë para zgjedhjeve, KQZ-ja anulon 3 tenderë për pajisje të nevojshme për ditën e votimit

03/06/2026 - 15:49
në Kryesore, Lajme
A A
Hasanpapaj: “Çdo hap sot është angazhim për një Kosovë më të fortë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar tri aktivitete të prokurimit, që kishin të bënin me nevojat e institucionit dhe të qendrave komunale të numërimit (QKN) dhe Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Sipas njoftimeve të publikuara nga KQZ-ja, fillimisht është anuluar aktiviteti i prokurimit, i cili ishte ritenderim për furnizimin me kabllo, raporton IndeksOnline.

Për këtë procedurë ishte pranuar vetëm një ofertë, por autoriteti kontraktues vendosi ta ndërpresë aktivitetin për shkak të arsyeve objektive dhe të demonstrueshme që ishin jashtë kontrollit të KQZ-së dhe të paparashikueshme në momentin e inicimit të procedurës.

Në informacionet shtesë, KQZ-ja ka sqaruar se anulimi erdhi si pasojë e problemeve teknike në sistemin e E-prokurimit.

Ndërkohë, dje KQZ-ja anuloi edhe një procedurë tjetër, e cila kishte të njëjtin objekt – furnizimin me kabllo vazhduese për nevojat zgjedhore.

Për këtë aktivitet nuk ishte pranuar asnjë ofertë, ndërsa si arsye e anulimit është përmendur fakti se një dispozitë e ligjit për prokurimin publik kërkonte anulimin e aktivitetit.

Në sqarimet shtesë, KQZ-ja ka bërë të ditur se procedura u anulua pasi nuk kishte asnjë ofertues të interesuar.

Nga ana tjetër, është anuluar edhe aktiviteti i prokurimit për furnizim me paleta druri, për Qendrën për Numërimin e Rezultateve.

Sipas njoftimit, aktiviteti u anulua pasi një dispozitë në ligjin e prokurimit publik kërkoi anulimin e aktivitetit, sakaq nuk pati asnjë ofertues në këtë aktivitet.

Të gjitha procedurat ishin planifikuar të realizoheshin sipas kriterit të çmimit më të ulët dhe kishin për qëllim sigurimin e pajisjeve të nevojshme për organizimin e procesit zgjedhor.

Mbetet të shihet se si KQZ-ja do të bëjë zgjidhje për këto tri çështje, me ditën e zgjedhjeve që është 4 ditë prej sot.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet e 9 shkurtit, DnV ka një thirrje për KQZ-në
06/06/2026 - 15:20

Sipas të dhënave të prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 16,934 qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për...

Më shumëDetails

Gati gjysma e të regjistruarve në përfaqësitë diplomatike votuan deri në orën 13:00

Gati gjysma e të regjistruarve në përfaqësitë diplomatike votuan deri në orën 13:00
06/06/2026 - 14:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet në të gjitha misionet e planifikuara, ndërsa...

Më shumëDetails

Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata

Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata
06/06/2026 - 13:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për merita që sipas tij nuk i takojnë. Ai ka thënë se Ministria e Infrastrukturës me ministrin...

Më shumëDetails

Rrahman Rama bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës

Rrahman Rama bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës
06/06/2026 - 13:45

Në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës, kandidati për deputet ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve. Ai tha se një nga nderet më të mëdha të jetës së...

Më shumëDetails

Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft

Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft
06/06/2026 - 12:54

Analisti Dibran Hoxha ka komentuar debatin mes kandidatit të PDK-së për deputet, Lorik Maxhuni dhe zëvendës-ministres së Ekonomisë nga VV, Triera Kasumi. Hoxha ka ironizuar me deklasimin se...

Më shumëDetails

Lorik Maxhuni i PDK-së e bën ‘horë’ zëvendësministren e Ekonomisë nga VV, ajo nuk e di sa është parashikimi për rritjen e GDP-së për vitin 2026

Lorik Maxhuni i PDK-së e bën ‘horë’ zëvendësministren e Ekonomisë nga VV, ajo nuk e di sa është parashikimi për rritjen e GDP-së për vitin 2026
06/06/2026 - 12:25

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Triera Kasumi, ka treguar se nuk i di as gjerat elementare për ekonominë e Kosovës ani pse është numri dy në këtë sektor. Gjatë një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • “Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Mu ka pështjellë emri”, u arrestua për fajde, flet biznismeni Habib Tafaj: Jam i pastër, personat s’i njoh

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV vetëm 2 ditë para zgjedhjeve

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë