Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U ndëshkua me karton të kuq në Kupën e Botës, momenti kur Beckham kaloi në depresion

02/10/2023 - 11:14
në Sport
A A
U ndëshkua me karton të kuq në Kupën e Botës, momenti kur Beckham kaloi në depresion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Victoria Beckham ka thënë se presioni që e ka përjetuar David Beckham pasi i është dhënë një karton i kuq në ndeshjen për Kupën e Botës më 1998, e ka përballur me “depresion të thellë”.

Në një serial të ri dokumentar të platformës Netflix, me emrin “Beckham” – që do të publikohet të mërkurën – flitet për karrierën e yllit të futbollit nga perspektiva e shumë personave të tij të afërt.

Në episodin e dytë të dokumentarit, Viktoria dhe David diskutojnë për abuzimin që e kanë përjetuar në fund të viteve ’90, pasi Davidi është përjashtuar prej një loje kundër Argjentinës.

Anglia e ka humbur lojën kundër Argjentinës pas një përleshjeje me Diego Simeonen.Viktoria ka thënë se Davidi ka qenë “absolutisht i thyer, ka qenë copë-copë”.

“Ai ka qenë në depresion, në depresion të thellë. Unë e kam vuajtur shumë, ende dua t’i vras ata njerëz”.

Duke diskutuar për abuzimin që e ka rrethuar, David është lutur “të ekzistojë një pilulë që mund t’i zhdukë disa kujtime”.

“E kam bërë një gabim të madh. Ma ka ndryshuar jetën. Pyetjet pasi jam kthyer ‘Si mund ta tradhtosh vendin tënd? ‘Je për turp’”.

Ai ka thënë se është abuzuar çdo ditë atë periudhë.

“Të ecësh nëpër rrugë dhe të shohësh njerëzit duke të shikuar ndryshe, duke pështyrë drejt teje, duke të abuzuar, duke të thënë fjalë në fytyrë, është e vështirë. Nuk kam ngrënë, nuk kam fjetur. Kam qenë shumë keq. Nuk e dija çfarë të bëja”.

“Shefi (Alex Ferguson) më pati telefonuar. Më ka thënë ‘David, si je?’ E di që jam bërë shumë emocional. Më ka thënë ‘si je, bir?’ I kam thënë ‘jo mirë shef’. Më ka thënë ‘mirë, mos u shqetëso për këtë punë’”.

“Ka sjell shumë vëmendje që nuk e kam dëshiruar kurrë, sidomos për prindërit e mi, dhe nuk ia fal vetes këtë gjë. Gjëja më e vështirë ka qenë ajo që ka ndodhur, sepse unë e kam bërë gabimin”.

Përgjatë episodit, Viktoria ka thënë se është e vështirë të flasësh edhe tani për kërcënimet me jetë që çifti i ka përjetuar atë kohë.

Ata janë bërë prindër për herë të parë në mars të vitit 1999 dhe kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper./REL

JU REKOMANDOJMË

Nga lamtumira me Cityn te divorci: Guardiola rrëfehet pa dorëza në dokumentarin e Amazon

Nga lamtumira me Cityn te divorci: Guardiola rrëfehet pa dorëza në dokumentarin e Amazon
19/08/2026 - 10:27

Seriali dokumentar “A Beautiful Obsession”, që iu kushtua dy viteve të fundit të Pep Guardiolës në bankinën e Manchester Cityt dhe i disponueshëm nga sot në Prime Video...

Më shumëDetails

Nuk duhet humbur kjo video, momenti kur presidenti i klubit shqiptar hyn në dhomën e zhveshjes me një çantë plot me para

Nuk duhet humbur kjo video, momenti kur presidenti i klubit shqiptar hyn në dhomën e zhveshjes me një çantë plot me para
19/08/2026 - 10:18

Këtë verë, futbollistët e ekipit Dinamo City nga Tirana po rrugëtojnë drejt suksesit historik dhe plasimit në fazën e ligës së një prej garave të UEFA-s, pasi kanë...

Më shumëDetails

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët
19/08/2026 - 08:59

Një robot humanoid i kompanisë Unitree ka arritur një shpejtësi që, sipas kompanisë, tejkalon atë të sprinterit legjendar Usain Bolt gjatë rekordit të tij botëror. Roboti arriti një...

Më shumëDetails

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman
18/08/2026 - 22:06

Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në Islam në Brazil rreth katër javë më parë, sipas një deputeti turk, i cili citon një figurë...

Më shumëDetails

Shqetësuese: Musiala humb ndjenjat përsëri në fushë

Shqetësuese: Musiala humb ndjenjat përsëri në fushë
18/08/2026 - 21:36

Në miqësoren ndërmjet Heidenheimit dhe Bayern Munichut ka humbur sërish ndjenjat lojtari i bavarezëve, Jamal Musiala. Një episod të tillë e pati edhe disa ditë më parë, ku...

Më shumëDetails

Gjithçka filloi në një dasmë, si ia vodhi Barcelona Rodrin Real Madridit? Zbulohen prapaskenat

Gjithçka filloi në një dasmë, si ia vodhi Barcelona Rodrin Real Madridit? Zbulohen prapaskenat
18/08/2026 - 20:16

Gjithçka filloi në një dasmë. Një dasmë çoi te transferimi i Rodrit nga Manchester City te Barcelona. Kampionët e La Ligës mposhtën interesimin e rivalit Real Madrid për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë