Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e Ligës së Kampionëve mes Shakhtar Donetskut dhe Fenerbahçes, ku sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e nis ndeshjen nga minuta e parë.
Trajneri i Fenerbahçes, Emre Belözoğlu, ka vendosur t’i besojë “Piratit” dardan majën e sulmit, i cili do të mbështetet nga treshja ofensivë e përbërë nga Kerem Aktürkoğlu, Mason Greenwood dhe Oguz Aydin.
Në anën tjetër, skuadra e Shakhtar Donetskut e drejtuar nga trajneri turk Arda Turan, rreshtohet me Traoren në qendër të sulmit.
Formacionet zyrtare:
Shakhtar Donetsk: Riznyk; Vinícius Tobias, Bondar, Matviyenko, Pedro Henrique; Nazaryna, Alisson Santana, Ocheretko, Marlon Gomes, Newertton; Traoré.
Fenerbahçe: Ederson; Brown, Oppong, Škriniar, Nélson Semedo; İsmail Yüksek, Kanté; Kerem Aktürkoğlu, Greenwood, Oğuz Aydın; Vedat Muriqi.
Ndeshja nis në orën 21:00, ndërsa mbetet të shihet nëse Vedat Muriqi do të arrijë të gjejë rrugën e rrjetës në këtë sfidë të rëndësishme evropiane. /IndeksOnline/














