Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe në vitin 2024 varfëria mbetet sfida kryesore për Kosovën

01/03/2024 - 09:06
në Lajme, Ndryshe
A A
Edhe në vitin 2024 varfëria mbetet sfida kryesore për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga UNDP-ja, në vitin 2024 sfida kryesore për qytetarët në Kosovë mbetet varfëria dhe papunësia. Njohës të çështjeve sociale thonë se vendi ka nevojë për reformim të skemës social në mënyrë që ata që përfitojnë nga kjo skemë të kenë mundësi që të punojnë. Qytetarët thonë se në Kosovë ka humbur motivi për të jetuar, ata përmendin pagat e ulëta si faktor për këtë çështje. Ndërkaq përfaqësues biznesesh në Kosovë hedhin fajin tek institucionet për subvencionim të gabuar krijim të kuadrove jo profesionale.

“Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se varfëria renditet si problemi kryesor për qytetarët shqiptarë 28.6% dhe 29.5% për komunitetet tjera të Kosovës. Papunësia si çështje urgjente për 20.2 për qind e të anketuarve shqiptarë dhe 13.8% të serbëve të Kosovës dhe ngritja e çmimeve për artikujt e domosdoshëm 8.9%”, thuhet në raportin e UNDP-së.

Qytetarët flasin për vështirësitë që u ka shkaktuar ngitja e vazhdueshme e çmimeve.

“220 euro më ka ardhë rryma me e pagu vet i dyti jetoj unë skom ka me i marrë ato pare ma zor nuk e di, veç zoti e baftë hajër”, tha një qytetar

“Unë nuk e di për çka kemi luftu për çka e kemi fitu lirinë këtu ka humb motivi për jetë, gjithçka po shkon keq si në shëndetësi si në ekonomi në çdo aspekt”, tha një qytetar tjetër

Rreth 20 mijë familje me 80 mijë anëtarë vlerësohet se janë përfitues të skemës social në Kosovë. Rreth 6 mijë familje vlerësohet se anëtarët e tyre janë të aftë për punë.

Njohësi i çështjeve sociale, Vehbi Mujku flet për çështjet e papunësisë ndërsa thekson nevojën urgjente për një reformim të skemave sociale.

“Po përderi sa në agjencinë për punësim janë të hapura 7 mijë vende pune, 6 mijë anëtar nga 20 mijë familje të cilat janë përfitues të skemës sociale të kategorisë së dyte janë të aftë për punë, të njejit nuk mund të punojnë pasi që marrin social dhe në këtë mënyrë ata nuk pranojnë të punojnë pasi që socialin e shohin si një pagë të siguritë të cilën e marrin çdo muaj”, tha për rtv21 Mujku, njohës i çështjeve sociale.

Një problem konsiderohet të jetë edhe mbyllja e bizneseve, në mungesë të fuqisë punëtore, si pasojë e largimit nga vendi.

“Shteti ka prodhuar mijëria qytetar me diploma por që nuk janë të kualifikuar për nevojat e tregut dhe në këtë mënyrë një biznes për ta puënsuar dikë i duhet që ta rikualifikoj edhe pse i njëjti ka një diplomë tashmë pra shteti nuk po komunikon as me qytetarët e as me bizneset, Shteti është kthyer në armikun kryesor të qytetarit sepse nuk i intereson si i papunë a po mundet me e përballu jetën por edhe si i punësuar a po mundet me ja dalë me këtë pagë”, tha Skender Krasniqi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë

Njohës të fushës së ekonomisë thonë se subvencionimi dhe skemat sociale që po promovon qeveria, nuk e përmirësojnë ekonominë e vendit, përkundrazi e rëndojnë atë.

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali amerikan konfirmohet si ambasador i ri në Shqipëri

Gjenerali amerikan konfirmohet si ambasador i ri në Shqipëri
17/06/2026 - 11:00

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike. Votimi në seancë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Komoran, vetura shkatërrohet nga përplasja

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
17/06/2026 - 10:37

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit, transmeton IndeksOnline. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet një veturë e...

Më shumëDetails

Opozitari llapjan aderon në VV, Shpejtim Bulliqi i uron mirëseardhje!

Opozitari llapjan aderon në VV, Shpejtim Bulliqi i uron mirëseardhje!
17/06/2026 - 10:32

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar aderimin më të ri në Lëvizjen “Vetëvendosje”. Bëhet fjalë për Xhemajl Hasanin, i cili njihej si kritikues dhe opozitar në Llap....

Më shumëDetails

Nis numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e para

Nis numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e para
17/06/2026 - 10:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka nisur numërimi i votave me kusht. Sipas përditësimeve të fundit në platformën...

Më shumëDetails

Koloneli anglez, Chris Warren, bashkë me familjen e dëshmorit Shemsi Istrefi vizitojnë vendin ku ai ra heroikisht si dhe bën homazhe në Kompleksin e UÇK-së në Dumnicë

Koloneli anglez, Chris Warren, bashkë me familjen e dëshmorit Shemsi Istrefi vizitojnë vendin ku ai ra heroikisht si dhe bën homazhe në Kompleksin e UÇK-së në Dumnicë
17/06/2026 - 10:26

Koloneli anglez Chris Warren ka vizituar së bashku me familjen e dëshmorit Shemsi Istrefi vendin ku ra heroikisht dëshmori, Majdanin e Trepçës, si dhe bëri homazhe tek varret...

Më shumëDetails

Oda Amerikane shpreh shqetësim lidhur me shpërfilljen e thirrjeve të SHBA-së nga qeveria

Oda Amerikane shpreh shqetësim lidhur me shpërfilljen e thirrjeve të SHBA-së nga qeveria
17/06/2026 - 10:15

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj serioz lidhur me mungesën e vazhdueshme të konsideratës nga ana e qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    679 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82
  • Briki “çmend” publikun, i vërehen të brendshmet (Video +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Numërohen mbi 50% e votave me postë, ky është rezultati deri më tani

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë