Në fjalën e tij, Kurti ka kërkuar edhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht të marrëveshjes për mobilitetin, për të mundësuar njohjen e diplomave dhe lëvizjen e lirë të studentëve dhe profesionistëve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka folur edhe për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar, duke kërkuar nga Serbia arrestimin dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit.
“Nevojitet që Serbia ta arrestojë dhe ta dorëzojë terroristin kryesor Milan Radoiçiq, i cili së bashku me 44 bashkëpunëtorët e tij paramilitarë i zunë pritë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku në shtator të vitit 2023”, ka deklaruar Kurti.
Ai tutje ka deklaruar se Radojiçiq ka lëvizur lirshëm në Serbi viteve të fundit dhe ka qenë më i afërt se truprojet me Aleksnader Vuçiqin.














