Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtëzimi i rrugës së Kosovës për KiE, opozita e bën përgjegjëse Qeverinë Kurti: Ky paraqet dështim serioz diplomatik

08/05/2024 - 18:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtëzimi i rrugës së Kosovës për KiE, opozita e bën përgjegjëse Qeverinë Kurti: Ky paraqet dështim serioz diplomatik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kushtëzimi rrugës së Kosovës drejt Këshillit të Evropës ka nxitur reagime të shumta në vend. Për vendosjen e këtyre kushteve opozita e ka bërë përgjegjës Qeverinë Kurti. Përfaqësuesit e partive opozitare kanë bërë me dije se vendosja e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE ka ndodhur për fajin e Qeverisë.

Sipas tyre, ky paraqet një dështim serioz diplomatik.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar se pse disa aleatë kanë vendosur kushte për Kosovën.

“Qeveria aktuale në fillim të mandatit e braktisi dialogun për njohje reciproke, të nisur në qeverinë paraprake me mbështetje të aleatëve. Vendosi kushte për dialog, të cilat nuk u morën parasysh as nga ndërmjetësi i BE-së, e as nga aleatët. E nisi dialogun pa kushte. E pranoi marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, e cila në qendër nuk e ka njohje reciproke, por i ka garancitë për vetë-menaxhim për komunitetin serb dhe kishën ortodokse serbe. Në nëntor 2023, e pranoi nga BE-ja draft-statutin e asociacionit, të cilin nuk e refuzoi.”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, qeveria nuk duhet të çuditet për kushtëzimin.

“Tani çuditet pse dërgimi i atij drafti në Gjykatën Kushtetuese po i vendoset si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo qeveri i ka bërë dëm të madh dhe afatgjatë integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke na kurthuar në një marrëveshje që nuk parasheh njohjen, që e liron Serbinë nga ky obligim në progresin e saj drejt BE-së”, ka shkruar Hoti.

Edhe sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se Qeveria Kurti është fajtore për kushtëzimin e anëtarësimi të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo ka treguar se ky kushtëzim ka ardhur pasi aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Çitaku ka thënë se zotimi i tre krerëve institucionalë në letrën drejtuar KiE-së për formim të Asociacionit ka legjitimuar kërkesën e aleatëve për t`i vendosur kushte Kosovës në rrugën e saj drejt KiE-së.

“Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KE, me çështjen e Asociacionit është kryekëput rezultat i humbjes së besimit të aleatëve tanë në lidershipin e krerëve të institucioneve të Kosovës. Letra e dërguar nga Osmani, Konjufca dhe Kurti, dhe zotimi i dhënë aty për themelimin e Asociacionit, e legjitimoi kërkesën e aleatëve tanë”, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, tani aleatët nuk i besojnë më Qeverisë së Kosovës.

“Tani, problemi është që aleatët nuk po iu besojnë me zotimeve të Kurtit&co. Po kërkojnë veprime konkrete. Kurtit po i kërkohet të veprojë në zotimet që i ka dhënë vet. Kjo dëshmon një paaftësi flagrante të lidershipit të Kosovës për të lexuar dhe kuptuar qartë dhe drejtë mesazhet dhe komunikimin diplomatik”, është shprehur Çitaku.

Ndërsa, lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimi i Kurtit është kthyer në kushtëzim për Kosovën.

“Kurti ka dërgu letër për anëtarësim në Këshillin e Evropës ku zotohet që do t’i plotësojë krejt kërkesat politike që vijnë nga dialogu i Brukselit. Sot po ankohet që anëtaresimi i Kosovës në Këshill të Evropës po ndërlidhet me dialogun e Brukselit. Kushtëzimet e Kurtit u shndërruan në kushtëzime për Kosovën”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në “Facebook”.

Kushtet e aleatëve ndaj Kosovës i ka komentuar edhe ish-kryeinspektori i AKI-së, ka thënë se kushtëzimin ka ndodhur për shkak të arrogancës së kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ndaj ambasadorëve të vendeve të QUIN-it.

“Osmani e Kurti ishin shumë arrogantë ndaj Ambasadorëve të Kuintit gjatë takimit më 3 prill 2024. Atë ditë, ambasadorët e Kuintit paraqitën kushtin e shteteve të tyre për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Diskutimi me arrogancë kishte arritur edhe në nivel të toneve të larta, madje vetëm fjala “pushtues” mungoi! Arroganca e 3 prillit e dobësoi vlerën e Letrës së Garancive të datës 22 mars 2024”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se në reagimin e Qeverisë ka një mosqartësim serioz dhe të qëllimshëm.

“Dërgimi i Draft-Statutit në Gjykatë Kushtetuese nuk është kusht për anëtarësim në KiE, por është kusht i disa shteteve për të votuar Pro! Pra, ka dallim thelbësor! Kushdo mund të bëjë kallaballëk fjalësh, por sikurse jemi mësuar, assesi s’po mund ta thonë troç të vërtetën! E vërteta është se ky paraqet një dështim serioz diplomatik të Kosovës! Kosova ka dështuar të merr mbështetjen e shteteve të Kuintit që janë anëtare në KiE për të votuar Pro anëtarësimit të Kosovës! Ka dështuar t’i bind këto shtete për të marrë votën e tyre! Me arrogancë nuk binden, por me argumente të qëndrueshme. Po të largonin arrogancën, jam i bindur se 4 shtetet e Kuintit në KiE do të ishin fleksibile në raport me Draft-Statutin!”, ka shkruar Ramadani.

Çka tha Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot për herë të parë ka pranuar se rrugëtimin i Kosovës drejt Këshillit të Evropës është kushtëzuar me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetues.

Pasi ka përshkruar rrugëtimin e deritashëm të Kosovës drejt kësaj organizate, ai ka treguar kushtin e disa vendeve ndaj Kosovës.

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazgdueshëm për të drejtat e njeriut, demorkacinë dhe sundimit ligjin, vlerësimet e KIE-së, këto javë u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë me standradet e naëtarësimit në organizatë. Pas kushtit që të zbatohet njëaktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në dëgjuam që ka kryeqytete që po kushtëzojnë finalizimin e procesit me dërgimin e një dokumenti në Kushtetuese.”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se dokumentin s’e ka pranuar Serbia:

“Ky dokument i sjellur nga Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatikë të QUINT-it nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai të bëhet pjesë e pakos së marrëveshje bazike, dhe të nënshkruhet për t’u bërë ligjërisht i obligueshëm e zbatueshëm, u pat refuzuar nga Serbia. Refuzimi s’është pranim, është refuzim”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, kjo kërkesë ka është absurde.

“Kjo kërkesë ka qenë edhe mbetet absurd, tri herë u tentua të futet kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim dy herë në Komitetin për Çështje Politike, e po ashtu gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, që të tri hera u refuzuar.”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera
30/08/2026 - 21:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar së bashku me Diellin dhe Arbërin ekspozitën e organizuar nga “Liria Ka Emër”, në nderim të burrave dhe grave që dhanë...

Më shumëDetails

VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem

VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem
30/08/2026 - 21:39

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit.Pas takimit të...

Më shumëDetails

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
30/08/2026 - 21:31

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës për liri dhe kujtesës kolektive....

Më shumëDetails

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
30/08/2026 - 21:05

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur...

Më shumëDetails

Ja si duket Nicolas Maduro pas muajsh në qeli, ish-presidenti venezuelian: Faleminderit për çdo bekim

Ja si duket Nicolas Maduro pas muajsh në qeli, ish-presidenti venezuelian: Faleminderit për çdo bekim
30/08/2026 - 20:43

Ish-presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, ka publikuar foto të reja të tij nga brenda një burgu amerikan në Nju Jork, rreth 8 muaj pas arrestimit të tij. Fotot, të...

Më shumëDetails

Hoxhaj: E vërteta për të zhdukurit duhet të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend

Hoxhaj: Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun
30/08/2026 - 20:28

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke shprehur solidaritet me familjet që ende nuk kanë informacion për fatin e të dashurve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • World Link Towers: Prishtina po bëhet me qendrën e re të biznesit dhe inovacionit global

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë