Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Impakti Veriu.info: Drejtoria e Shëndetësisë kthen në Mitrovicë automjetin e QKMF-së që kishim raportuar se u ‘harrua’ me vite në parkingun e një restoranti në Vushtrri (Foto)

06/11/2024 - 11:41
në HULUMTIME, Lajme
A A
Impakti Veriu.info: Drejtoria e Shëndetësisë kthen në Mitrovicë automjetin e QKMF-së që kishim raportuar se u ‘harrua’ me vite në parkingun e një restoranti në Vushtrri (Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info javën e kaluar kishte raportuar se si sektori i shëndetësisë i Komunës së Mitrovicës, që është nën menaxhimin e drejtorisë që udhëheqet prej drejtorit Fahri Shabani, kishte lënë me muaj ose vite një automjet zyrtar në parkingun privat të një restoranti në Vushtrrisë.

Në fotografitë e publikuara nga Veriu.info shihej automjeti (furgoni) të Drejtorisë së Shëndetësisë, respektivisht të QKMF-së së kësaj drejtorie, i lënë ‘pas dorë’ në parkingun e restorantit “City Grill” në Vushtrri.

Foto: 30.10.2024 – Parkingu i “City Grill” në Vushtrri

Por pas publikimit të shkrimit nga Veriu.info për këtë skandal, autoritetet komunale kanë interevenuar duke tërhequr automjetin nga Vushtrria për ta sjellë në hapësirat e QKMF-së në Mitrovicë.

Veriu.info mëson se automjeti është sjellur në gjendje jo të mirë teknike, pra nuk i janë rregulluar prishjet për të cilat drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani kishte thënë që është dërguar në Vushtrri.

Foto: .6.11.2024 – Parkingu i QKMF-së në Mitrovicë

Ndryshe, drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës që udhëhiqet nga drejtori Fahri Shabani tashmë njihet për shumë skandale të bëra nga drejtori me ekipin e zyrtarëve që e udhëheqin, përfshirë skandalin e marrëveshjes me laboratorin “Avicena”, pagesa të kundërligjshme si avans ndaj kompanive për ndërtimin e QMF-ve, lënie pas dore me vite të veturave zyrtare në parkingje private në qytete jashtë Mitrovicës, blerje të sapunëve për nevojat e institucioneve komunale shëndetësore me çmim 300% më të shtrenjtë se në markete, furnizim me “Domestos” për QKMF me çmim 146% deri 175,9 % më të lartë se sa çmimi në market dhe jo vetëm.

Artikulli i plotë për rastin:

Skandal: Automjeti i Drejtorisë së Shëndetësisë ‘harrohet’ në parkingun e një restoranti në Vushtrri me muaj apo vite, ia hoqën edhe tabelat (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës
24/03/2026 - 23:27

Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë...

Më shumëDetails

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
24/03/2026 - 22:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të...

Më shumëDetails

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit
24/03/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e...

Më shumëDetails

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
24/03/2026 - 22:51

Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga...

Më shumëDetails

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën
24/03/2026 - 22:42

“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili. Kjo pyetje iu shtrua...

Më shumëDetails

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë