Drejtoresha e Spitalit të Vushtrrisë, Shefkije Shatri, ka vizituar fondacionin “Sheikh Fatima Foundation for Women” si fondacion zyrtar i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, raporton Veriu.info.
Drejtuesit e fondacioni kanë shprehur mirënjohje për punën dhe bashkëpunimin profesional të drejtoreshës Shatri me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Njoftimi i plotë:
Me ftesë të “Sheikh Fatima Foundation for Women” si fondacion zyrtar i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, dr. Shefkije Shatri, drejtore e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka realizuar një vizitë në zyret e tyre.
Drejtuesit e Fondacionit e falenderuan dhe shprehën mirënjohje për drejtoren e Spitalit, dr. Shefkije Shatri, për punën e saj, bashkëpunimin dhe profesionalizmin gjatë bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe. Falë këtij profesionalizmi dhe përkushtimi të dr. Shatri, është thelluar dhe më tutje raporti midis dy institucioneve.
Fondacioni shprehi kënaqesinë për porcesin e zhvilluar drejt finalizimit të donacionit për zgjerimin dhe ndërtimin e hapësirave të reja të Spitalit. Drejtoresha Shatri i falenderoi drejtuesit e Fondacionit dhe shprehi mirënjohje për punen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme që ja kanë ofruar Spitalit në Vushtrri.