Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Kurti e Osmani vazhdojnë të luajnë bixhoz me interesat e Kosovës

14/12/2024 - 16:54
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafa: Kurti e Osmani vazhdojnë të luajnë bixhoz me interesat e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova duhet të gjejë rrugë bashkëpunimi për t’u bërë segment i prioriteteve të Administratës së re amerikane, meqë Donald Trump ka bërë të ditur se do t’i ketë prioritet disa vatra të tjera të krizës nëpër botë.Kështu ka thënë ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka potencuar se në katër vitet e ardhshme Kosova s’duhet të vegjetoj sa i përket raportit me Amerikën, meqë nëse ndodh diçka e tillë për një kohë, interesimi ndaj Kosovës mund të bie dhe raporti Kosovë-SHBA të degradohet.“Kosova do duhej ta shfrytëzonte qeverinë e Presidentit Bajden, e cila ishte proaktive ndaj vendit tonë. Trump ka proklamuara prioritete tjera dhe vatra tjera të krizës me të cilat do të merret qeveria e tij. Në këtë rast Kosova do duhej të gjejë rrugë bashkëpunimin për tu bërë segment i prioriteteve amerikane. Do të ishte e dëmshme nëse vegjetohet, sepse çdo vegjetim me kalimin e kohës pason me degradim të raporteve dhe me ulje të interesimit për vendin tonë”, është shprehur ish-kryeministri Mustafa.

Lidhur me raportet e Kosovës me aleatët dhe fqinjët, Mustafa thotë se Qeveria Kurti ka cenuar raportet me të gjithë, përfshirë edhe me Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës.Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e cila me argumente afron qëndrimet me perëndimin dhe bashkëpunon me fqinjët.

Mustafa thekson se Perëndimi ka interes që ta ketë Kosovën në hemisferën e vetë, por Kosova ka shumë më shumë interesa të jetë krah shteteve perëndimore.Mustafa shprehet se eksperimentimet për interesa të regjimit çojnë tek Bashar Al-Assadi.

“Jo vetëm me SHBA-të por edhe me BE-në dhe vendet evropiane një nga një. Raportet janë cenuar me të gjithë, deri edhe me Shqipërinë, me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës. Kosova do duhej të ketë një qeveri e cila me argumente dhe sjellje të arsyeshme përafron qëndrimet me perëndimin dhe bashkëpunon me fqinjët. Perëndimi ka interesa ta ketë Kosovën brenda hemisferës së saj, por Kosova ka pafundësisht më shumë interesa që të jetë me shtetet perëndimore. Ndryshe eksperimentimet për interesa regjimi e çojnë ti bëjë shoqëri Asadit”, është shprehur ai.Lidhur me fjalimin e fundvitit të presidentes Vjosa Osmani ku kjo e fundit tha se është luajtur bixhoz me aleancat e Kosovës, Mustafa ka thënë se s’pajtohet me atë konstatim, meqë sipas tij, bixhoz është luajtur me interesat e Kosovës.

Ish-kryeministri Mustafa thotë se aleatët s’janë prekur fare nga bixhozllëku i Kosovës, meqë e kanë sanksionuar.“Deri te fjalimi i fundvitit i Vjosa Osmanit në Kuvend, çdo gjë që ka bërë Kurti, e ka bërë së bashku me Vjosën. Por s’do të pajtohesha se kanë luajtur bixhoz me aleancat e vendit. E vërteta është se po vazhdojnë të tallen e të luajnë bixhoz me interesat e Kosovës, Kurti duke e manipuluar pozitën e Osmani duke tentuar ta manipulojë opozitën për interesa pushteti. Aleatët s’janë dëmtuar nga bixhozllëku ynë, veç se e kanë sanksionuar”, ka përfunduar ish-kryeministri Isa Mustafa./Express/

JU REKOMANDOJMË

Përplasja me aleatët për Specialen, çfarë thonë Daniel Serwer e Lulzim Peci

Përplasja me aleatët për Specialen, çfarë thonë Daniel Serwer e Lulzim Peci
15/10/2026 - 19:58

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale hapën një tjetër front mosmarrëveshjesh mes politikës kosovare dhe aleatëve perëndimorë. Këtë...

Më shumëDetails

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, hap serioz prapa drejt BE

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, hap serioz prapa drejt BE
15/10/2026 - 19:35

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme dhe se, sipas saj, miratimi...

Më shumëDetails

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”- E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”- E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin
15/10/2026 - 19:12

Protestë ka pasur edhe nëpër rrethe gjatë ditës së sotme, teksa në Durrës një nënë shprehet se ka kaluar shumë kohë për të gjetur djalin e saj 16-vjeçar,...

Më shumëDetails

Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
15/10/2026 - 19:06

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, në Frontal të T7, ka rrëfyer një rast të një qytetari që i ka kërkuar ndihmë asaj për një trajtim mjekësor që një...

Më shumëDetails

“Ministër përktheje letrën”, Rama i kundërpërgjigjet Gashanit

Rama paralajmëroi rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare, Gashani e cilëson ‘‘dramacitet’’ e ‘‘alarm pa bazë’’
15/10/2026 - 18:26

Gjatë ditës së sotme kreu i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare. Mirëpo...

Më shumëDetails

Serwer: Kosova mund ta pranojë Asociacionin vetëm nëse eliminohet kërcënimi ndaj sovranitetit të saj

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
15/10/2026 - 18:14

Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka folur rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mundësisë që ky proces të ecë përpara. Profesori amerikan, ka thënë se për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë