Gjatë ditës së sotme kreu i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Sportit, Blerim Gashani. Ai është shprehur se Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur.
Më tutje ai thotë se puna për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur.
E nuk ka vonuar kundërpërgjigja e Ramës. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë Ministër përktheje lëtrën.
Reagimi i plotë:
MINISTËR, PËRKTHEJE LETRËN!
S’po e them unë, po e thonë ICMG që s’po ju përgjigjeni, prandaj kanë me thirrë mbledhje të jashtëzakonshme me kqyrë çka me bo me neve!
Kjo është zyrtare!
Jozyrtarisht, e din ti e unë çka na kanë thënë! E din që janë skandalizu kur shefi yt, Kurti, ka lyp me ndryshu emrin nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, kur ka lyp me u bo vet kryetar etj, etj!

















