Protestë ka pasur edhe nëpër rrethe gjatë ditës së sotme, teksa në Durrës një nënë shprehet se ka kaluar shumë kohë për të gjetur djalin e saj 16-vjeçar, të cilin e ka shoqëruar policia.
“Kam djalin, ka dalë nga shkolla dhe është nisur në këmbë sepse nuk ka pasur autobusë dhe e kanë marrë bashkë me të tjerët, e kanë futur brenda. 16 vjeç është, viti i dytë në shkollë të mesme. Policia nuk hap as telefonin të thotë se e kemi marrë neve. Unë i bie telefonit të djalit, ai hiç. Derisa erdhi burri nga puna dhe erdhi e gjeti këtu. Tani që morëm vesh se është në polici, nuk na japin asnjë informacion sesi është fëmija”, ka deklaruar ajo.
Deri më tani është raportuar se 71 policë janë lënduar.














