Kandidatët e LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, Rrezarta Krasniqi, Arben Gashi e Driton Selmanaj, kanë pritur në zyret e grupit parlamentar të LDK-së, bashkatdhetarë nga diaspora.
Postimi i Driton Selmanaj:
Shumë të nderuar t’i prisnim për vizitë në zyret e grupit parlamentar të LDK-së, bashkatdhetarët tanë, vëllezërit Ajazi nga Mushtishti i Suharekës, që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe Zvicërr.
I falenderuam për vizitën dhe kontributin e madh që kjo familje ka dhënë në të gjitha fazat e historisë sonë.
Jemi të bekuar me mërgatën që e kemi!